Gjëra që nuk duhet t’i bëni për një mashkull

Life style

Gjëra që nuk duhet t’i bëni për një mashkull

Më: 12 janar 2017 Në ora: 21:19
Ilustrim

Të qenurit e dashuruar është një ndjesi e shkëlqyer. Por asnjëherë nuk guxoni tu lejoni “fluturave në bark” që t’ua marrin mendjen dhe ta humbisni veten tuaj.

Ja disa gjëra që nuk guxoni t’i bëni në emër të dashurisë:

Gjithmonë ju jeni iniciatorja e takimeve

Natyrisht që kjo nuk do të thotë se ju asnjëher nuk duhet ta ftoni në takim, por asnjëherë mos i lejoni që kjo të bëhet rregull. Nëse i jepeni tërësisht, ai mund të ndalojë së luftuari për ju dhe të mos jeni më interesante për të.

 Mos fshini pas tij

Nuk do të thotë kjo që asnjëherë nuk duhet ta lani pjatën e tij, sidoqoftë mos lejoni që të mendojë se përveç që ju ka të dashur ju ka edhe pastruese, sepse kjo gjë nuk është e mirë për lidhjen tuaj.

Mos ia paguani faturat

Përsëri po e potencojmë atë se ka disa përjashtime kur duhet të kontribuoni, por mos filloni ta sponzorizoni të dashurin tuaj, ajo është ide e keqe njëlloj sikur ai t’ju sponzorojë juve.

Asnjëherë mos ndryshoni për të

Është normale se çdokush që është në lidhje ndryshon disa vese, por në përgjithësi qëndron person i njejtë. Nëse keni një të dashur për të cilin ndryshoni në atë shkallë që nuk ju pëlqen juve ndërsa të afërmve tuaj nuk u është e qartë përse e bëni këtë, mendoni a ia vlen për dikë i cili haptazi nuk ju don ashtu siç jeni!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat