Kjo formulë ju tregon se sa do të zgjasë lidhja juaj

Life style

Kjo formulë ju tregon se sa do të zgjasë lidhja juaj

Më: 20 janar 2017 Në ora: 15:15
Ilustrim

Jeta është matematikë, por dashuria jo. Të paktën kështu besojnë shumë prej nesh, por një matematiciene ka hedhur poshtë këtë besim duke na vërtetuar të kundërtën me një formulë të thjeshtë.

Mesa duket dhe dashuria është matematikë dhe tashmë çiftet mund të parashikojnë sa gjatë do të zgjasë lidhja e tyre vetëm duke zgjidhur një ekuacion të thjeshtë.

Matematicienia britanike Hannah Fry pohon se të dy partnerët mund të ndikohen nga njëri-tjetri. Qofshin veprime apo sjellje, gjithësecili ndryshon kur gjendet përpara situatave të caktuara.

Në lidhjet e lumtura, zënkat ndodhin për shkak të një dite të keqe, ndërsa në një lidhje më pak të lumtur gjithçka ndodh për faj të partnerit.

Kjo formule mbledh në një, humorin, pritshmëritë dhe ndikimin e të dy partnerëve në jetën e tyre. Nese reagimi juaj është gjithmonë negativ diçka nuk shkon me ju !  

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat