Horoskopi i takimit të parë, çfarë fshihet pas çdo shenje

Life style

Horoskopi i takimit të parë, çfarë fshihet pas çdo shenje

Më: 25 janar 2017 Në ora: 22:56
Ilustrim

Takimi i parë është gjithmonë dhe më i vështiri. Përfshihemi nga emocionet dhe nuk e lëmë vetën të lirë. Nga ana tjetër mendojmë se është më mirë të ruash anonimatin deri në një farë pike që të tërheqësh vëmendjen e tjetrit.

Ajo që nuk dini është se sjellja në takimin e para nuk varet vetëm nga rrethanat por edhe nga ajo që parashikojnë yjet.

DASHI: Dashi është një shenjë shumë dinamike dhe kjo vihet re që në takimin e parë. Nuk rri dot ulur për më shumë se 5 minuta. Mos u habisni nëse ju bën ndonjë kërkesë të çuditshme si p.sh një xhiro me biçikletë ose një shëtitje në ajër të pastër.

DEMI: Kur flitet për takimin e parë, demi dëshiron diçka larg një darke të zakonshme . Një biletë për në koncertin e grupit të tij të preferuar është takimi ideal për të. Demi nuk di të jetë dorështrënguar, është në gjendje të harxhojë të gjitha shpenzimet për njeriun e tij të zemrës.

BINJAKËT: Binjakëve u pëlqen shumë të flasin, madje ndonjëherë më shumë seç duhet. Për takimin e patë zgjidhni një vend plot gjallëri, zhurmë dhe muzikë që të keni një mbrëmje sa më argëtuese.

GAFORRJA: Gaforrja është një shenjë shumë romantike, por krahas këtij detaji i pëlqen të ndihet sa më e çlirët. Për këtë arsye do që takimi i parë të jetë në një vend sa më familjar, mundësisht në ndonjë shtëpi-restorant mundësisht ku të gjejë një poltronë sa më komode.

LUANI: Kur flasim për luanin, nuk mund të mos mendojmë për egocentrizmin e tij. Dëshiron të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Aq sa përfundon duke zënë hapësirë i takon partnerit. Flet vazhdimisht për veten dhe eksperiencat e tij.

VIRGJËRESHA: Virgjëresha është një shenjë e qetë. Kënaqet më pak dhe nuk i pëlqen të ekspozohet. Në takimin e parë përpiqet të shmangë vendet e zhurmshme . Përqendrohet më shumë tek partneri sesa tek ambienti që e rrethon.

PESHORJA: Peshores i pëlqen shumë luksi dhe dukja. Nëse keni ndërmend ta ftoni gjëkundi duhet t’i bëni mirë llogaritë me veten. Mund t’ju kushtojë ndoshta më tepër se ç’mund ta kishit menduar.

AKREPI: Takimi i parë për një akrep është mundësia e mirë për të shpalosu sharmin që e karakterizon. U pëlqejnë vendet me pak dritë dhe me një muzikë të lehtë në sfond. Kjo lloj atmosfere i bën të duken të parezistueshëm.

SHIGJETARI: Nëse keni një takim me një shigjetar duhet të jeni të përgatitur për gjithçka. Është shenjë shumë aventuriere dhe ekzibicioniste, shkruan Living. Takimi i parë me të ka gjithmonë diçka të çmendur dhe joshëse.

BRICJAPI: Bricjapit i pëlqejnë takimet tradicionale, ato që nisin me një darkë të thjeshtë dhe mbarojnë me një shëtitje romantike në natyrë. Mos u përpiqni t’ua prishni mendjen më kot me ftesa për në vende ekzotike, do t’ju refuzojnë menjëherë.

UJORI: Ujori është një kameleon i vërtetë. Në takimin e tij të parë do të ketë gjithmonë diçka unike dhe larg të zakonshmes. Dëshiron të zbulojë gjithçka për partnerin dhe përpiqet vazhdimisht të hyjë në mendjen e tij.

PESHQIT: Njerëzit e kësaj shenje janë ëndërrimtarë të përjetshëm. Në takimet e para çdo gjë duhet të jetë sa më romantike. Janë të kujdesshëm ndaj çdo detaji dhe e trajtojnë partnerin me elegancë dhe mirësjellje. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat