Kur do të mësoj ta dua veten?

Life style

Kur do të mësoj ta dua veten?

Më: 28 janar 2017 Në ora: 23:15
Ilustrim

E ke menduar ndonjëherë se sa shumë kohë ke humbur duke u munduar të hysh në mendjen e mashkullit që doë Sa orë ke kaluar e vetme në kolltuk, me kufje në vesh duke menduar e duke analizuat çdo fjalë apo lëvizje të tijë Duke kërkuar dritë në tunelin e gjatë, duke u dukur në sytë e shoqes së ngushtë si minatori që përpiqet të arrijë afër diamantit. Pasi për ty ai mashkull është... diamanti.

Megjithatë unë do të të pyes diçka tjetër. Sa orë ke shpenzuar duke dashur vetvetenë

Gabimi më i madh që ke bërë! Nuk ke mësuar të duash veten.

Ke shpenzuar orë të tëra për ta bërë atë të të dojë, ke bërë disa hapa mbrapa, ke derdhur lot, ke shtrënguar dhëmbët…por kurrë për veten.

Nuk them të bëhesh egoiste, as ta bësh fjalën narciste emrin tënd të dytë. Dua të të shpjegoj se ndjenjat duhet peshuar dhe duhet qartësuar. Kujt duhet t’i japësh përparësi.

S’je lodhur ende duke bërë për të tjerët, meshkuj e femraë Thjesht, njeriu lodhet duke bërë gjëra në mënyrë që t’ju pëlqejë të tjerëve, por jo vetes.

Mendo gjërat pozitive që mund të duash te vetja jote. Mendo ato negativet që mund t’i korigjosh. Mendo çdo mëngjes dhe filloje ditën duke qeshur. Jepi vetes vendin e duhur.

Merr frymë thellë për veten, jo rëndë për të tjerët.

Premtoi vetes me këto fjalë: “E dashur vete, do mësoj të të dua”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat