Pesë gjëra që nuk i keni ditur për ëndrrat

Life style

Pesë gjëra që nuk i keni ditur për ëndrrat

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 07:16
Ilustrim

Ëndrrat përmbajnë imazhe, mendim, tinguj të përvojës tonë kur flemë. Ato përfshijnë njerëz që njohim ose jo, vende të njohura ose të panjohura si dhe sekretet më të errëta, fantazinë dhe gjërat intime. Mbi shpjegimin e tyre ekzistojnë dhjetëra teori.

1) Në ëndrra nuk lexohet

Nëse nuk jeni të sigurt nëse po ëndërroni apo jo, provoni të lexoni diçka. Njerëzit nuk mund të lexojnë gjatë kohës që janë duke ëndërruar.

2) Kur ëndërrojmë?

Shumica e njerëzve besonin se njerëzit ëndërronin vetëm gjatë fazës së gjumit të quajtur REM. Gjumi i fazës REM, është më afër zgjimit për këtë arsye ëndrrat mbahen mend lehtë. Megjithatë, gjatë fazave të ndryshme të gjumit, njerëzit shohin ëndrra të ndryshme dhe njerëz të ndryshëm.

3) Ëndrrat e dhimbshme

Disa studime thonë se ëndrrat e dhimbshme janë midis fazës së pagjumësisë dhe gjumit të plotë. Në këtë moment ju do të ndieni sikur këmbët tuaja shpohen nga qindra gjilpëra.

4) Cilat ëndrra mbahen më shumë mend?

Sipas një eksperimenti të kryer nga shkolla e “Harvardit”, më shumë mbahen mend ëndrrat pas leximit të një libri. Kjo për arsye se truri i njeriut arrin të bëjë lidhjen midis gjërave të mësuara dhe atyre të memorizuara tashmë.

5) Ëndrrat me ngjyra  Rreth 80% e njerëzve arrijnë të dallojnë ngjyrat në ëndrrat e tyre, ndërkohë vetëm një përqindje e vogël shprehen se shohin vetëm bardh e zi. Ngjyrat pastel janë ato më të hasura më shpesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat