Dhjetë vjeçarët në ankth për shkak të shkollës dhe familjes

Life style

Dhjetë vjeçarët në ankth për shkak të shkollës dhe familjes

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 12:32
Ilustrim

Në moshën nëntë vjeçare, Tom ishte shumë i brengosur se nuk do t’ia arrinte t’i kryente detyrat e shkollës dhe vazhdonte t’i shmangte ato.

Më shumë se një herë ai ka provuar që të largohet nga dritarja e katit të parë, i bindur se mësuesja vetëm po e kritikonte.

Por ai nuk është vetëm. Një studim i ri i kryer së fundmi nga qendra e shëndetit mendor Place2Be në SHBA, konstaton se fëmijët e moshës 10-11 vjeçare, janë tërë kohën në një gjendje të brengosjes.

Shqetësimet e tyre kanë të bëjnë me familjen dhe dështimin në shkollë dhe kjo u shkakton ankth.

Djali në fjalë, ndjehej se nuk mund të mësonte dhe shqetësohej shumë se nëna e tij mund të mos gjente një punë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Sipas këtij studimi të kryer në 20 shkolla në Britani të Madhe në fund të vitit 2016-të. Del se 54% të fëmijëve janë të shqetësuar për mirëqenien e familjes, mirëqenien e miqve të tyre dhe 41% për detyrat e shkollës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat