Disa mënyra për të festuar Shën Valentinin

Life style

Disa mënyra për të festuar Shën Valentinin

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 13:43
Ilustrim

Dëshironi ta bëni partnerin të ndihet më i dashuruar ditën e “Shën Valentinit”?

Ja disa ide si të jeni të veçantë në një ditë speciale:

Puthja pasionante e mëngjesit 
Zgjoje partnerin në mëngjes me një puthje pasionante të “Shën Valentinit”. Kështu do ta bësh atë të bjerë sërish në dashuri.

Një ditë pa teknologji 
Në ditët tona njerëzit nuk mund ta imagjinojnë veten pa smartfonë apo pa laptop. Interneti zë një pjesë të mirë të rutinës sonë, kështu që do të jetë surprizë për partnerin nëse do të shihte një ditë pa asgjë prej tyre. Pa “Facebook”. Pa “Instagram”. Kërkoji edhe partnerit të ndjekë shembullin tënd.

Letër dashurie në ëmbëlsirat në formë zemre
Çfarë mund të ishte më e bukur se sa një letër e shkruar me shkrim dore bashkë me ëmbëlsirat e festës? Letrat e dashurisë janë një modë e vjetër tashmë, por jo për dashuritë e vërteta. Bëj vetë disa ëmbëlsira dhe vendos një letër dashurie brenda tyre.

Një shënim dashurie në mur
Nëse partneri nuk është shumë i dhënë pas ëmbëlsirave, mund të përdorësh një mënyrë tjetër për t’i treguar atij dashurinë. Një shënim në mur “Ti je përgjithmonë shpirti im binjak” ose “Ti je një në një milion” apo edhe një letër e gjatë me portretin e tij, shkruan shekulli. Imagjino fytyrën e tij kur ta shikojë faqen e murit. Një telefonatë e jashtëzakonshme Nëse do t’i telefonosh në mes të ditës (edhe nga një numër tjetër) dhe do t’i këndosh atij këngën e preferuar apo do t’i lexosh një poemë dashurie, natyrisht do ta bëje të lumtur për “Shën Valentin”. Çfarëdo që të bësh, sigurohu që të jetë vërtet telefonatë e jashtëzakonshme.

Një udhëtim të ri 
Praktikisht, ndërsa çiftet vendosin të shkojnë së bashku në pushime me rastin e “Shën Valentinit”, meshkujt bien në kompromise dhe i lënë femrat të zgjedhin. Nëse e di që partneri pëlqen një vend në veçanti që dëshiron të vizitojë, ftoje atë në një udhëtim. Ai do ta vlerësojë shumë dhuratën.

Një portret 
“Shën Valentini” është edhe një mënyrë për të treguar se sa bujare je me dashurinë dhe sa shumë do ta shprehësh atë. Jo çdo mashkull merr një portret për këtë festë apo edhe në ditë të tjera feste. Bëhu kreative dhe krijo kujtime me dhurata unike.

Një vakt i gatshëm 
Kjo është një ide gjeniale për të gjitha vajzat të cilat nuk e kanë qejf gatimin dhe që kanë marrëdhënie të keqe me kuzhinën. Nëse nuk ke gatuar asnjëherë asnjë vakt për partnerin, përpiqu të porositësh disa gjëra të vogla që do ta mrekullojnë atë për festë.

“Spa” në shtëpi (dite ose nate) 
Nëse jeni të dy me fat për të qëndruar në shtëpi ditën e “Shën Valentinit”, pse nuk qetësoheni edhe për pak? Një “Spa” në shtëpi për gjithë ditën është një mënyrë fantastike për dashurinë. Fik telefonat, ndiz disa qirinj dhe argëtohuni me praninë e njëri-tjetrit gjatë gjithë ditës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat