Po afrohet dita e të dashuruarve: Disa mënyra se si t’ia shfaqni dashurinë tuaj

Life style

Po afrohet dita e të dashuruarve: Disa mënyra se si t’ia shfaqni dashurinë tuaj

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 20:07
Ilustrim

Dita e të Dashuruarve është shumë afër, që do të thotë që është koha që partnerit t’i shfaqni dashurinë tuaj në mënyrën më të ëmbël, më romantike dhe më të veçantë.

Dhe derisa dhuratat për rastet e tjera janë diç më ndryshe, dhurata për këtë ditë duhet të jetë diçka plotësisht juaja dhe personale, me zemra dhe simbole nga të gjitha anët.

Harrojeni metodën e të pyeturit se çka dëshiron ajo. “Femrat kanë përshtypjen se nëse ato duhet të kërkojnë diçka, ajo nuk llogaritët si dhuratë”, thotë një psikologe e lidhjeve, Karen Sherman.

E para gjë që duhet ditur kur e zgjidhni dhuratën e ditës së Shën Valentinit është se duhet t’i blini diçka që ajo e pëlqen, që ajo nuk do ta blejë vetë.

Në ditën e Shën Valentinit femrat kërkojnë romancë dhe vetëm romancë.

“Dhe, romanca është romancë, nuk ka të bëjë me pjesë të veturës. Përkthimi: mos i blej diçka që i duhet, por diçka që do t’i pëlqente ta kishte “, thotë ajo.

Çokollatat
Nëse jeni në fillim të lidhjes çokollatat mund të jenë të mira, por kjo vlen vetëm nëse nuk e njihni sa duhet njëri-tjetrin. Vetëm sigurohuni që ta gjeni llojin që ajo e pëlqen më shumë. Ja si mund ta bëni këtë: herën tjetër që jeni bashkë mund të hyni në një dyqan dhe t’i blini një çokollatë. Mbajeni në mend atë që zgjedh ajo.

Të brendshme
Nëse keni qenë bashkë për më shumë se 6 muaj, mund të tundoheni t’i blini asaj të brendshme në këtë fazë të lidhjes, por ai do të ishte një hap i madh prapa. Pa marrë parasysh sa mirë do të duket në to, ju do të mbeteni egoist. Në vend të kësaj mund t’i blini trëndafila ngjyrë shampanje. Ata janë seksi dhe romantikë në të njëjtën kohë.

Veshje
Nëse keni rreth një vit që po takoheni, mund t’i dhuroni asaj një mantel dhe t’i thoni se në këtë mënyrë do t’u ndiejë juve gjithmonë rreth vetes.”Kjo është një gjë emocionale dhe rehatuese, jo diçka seksuale “, shpjegon Sherman.

Udhëtimi
Nëse jeni në një lidhje serioze, kjo do të ishte dhurata më e mirë e mundshme. Kalimi i disa ditëve bashkë dhe larg të gjithë të tjerëve do t’u ndihmojë që të relaksoheni bashkë dhe të merrni një tjetër kah në lidhjen tuaj.

Propozimi për martesë
Në fakt, ky është momenti, të cilin çdo vajzë do ta ëndërronte, shkruan revistaclass. Shën Valentini është dita e duhur, nëse jeni në këtë fazë të jetës. Kështu që, shiheni njëri-tjetrin në sy dhe mendoni për herë të fundit nëse është ai personi me të cilin doni ta kaloni pjesën tjetër të jetës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat