Histori prekëse të dashurisë

Life style

Histori prekëse të dashurisë

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 13:27
Ilustrim

Ndonjëherë, në jetën e përditshme ndodhin situata të tilla që nuk do të mund t’i shohim as nëpër filmat e Hollywood-it.

Janë disa histori që ndodhin mes të dashuruarve, familjarëve e shoqërisë të cilat nuk do mund t’i shohim kurrë në ekranin e madh.

Janë histori të vërteta që prekin zemrat e shumë kujt.

Portali Bright Side, për 14 shkurt, kishte mbledhur disa histori të mbushura me dashuri për të treguar që dashuria është çelësi i çdokujt.

Më poshtë mund t’i lexoni disa prej tyre.

Sot, dy ditë pas funeralit të burrit tim, unë pranova një buqetë me lule të cilën ai e kishte porositur për mua disa javë më parë. Në letër shkruhej “Edhe nëse kanceri fiton, dua që të dish që ti je gruaja e ëndrrave të mia”.

Sot, kam fituar një gjyq, që ka zgjatur shumë. 14 muaj më parë kuptova që fqinji im e rrah qenin e tij. Prandaj e kidnapova qenin, dhe më pas u arrestova. Kam shpenzuar shumë para në gjykatë, por sot në mëngjes kur qeni po mi ngrohte këmbët, e dija që gjithçka ia ka vlejtur.

Vajza ime erdhi nga shkolla dhe më pyeti se si mund ta mësojë gjuhën e shenjave. E pyeta se pse donte ta mësonte, dhe ajo mu përgjigj që është një vajzë e re në shkollën e saj që është e shurdhur e që askush nuk flet me të.

Sot, gabimisht i kam dërguar një mesazh babait tim duke i thënë ‘të dua’, mesazh që ishte i destinuar për burrin tim. Disa minuta më vonë ai më ktheu mesazhin dhe më tha ‘Edhe unë të dua. Babi’. Kjo ishte shumë prekëse, pasi ne nuk i themi shpesh njëri – tjetrit këtë gjë.

Në shkollën tonë është një vajzë shumë e bukur dhe inteligjente. Të gjithë djemtë dëshirojnë që të qëndrojnë me të. Por ajo e kalon gjithë kohën me vetëm një djalë: vëllain e saj të vogël, që ka autizëm.

Kam punuar si psikologe fëmijësh tash e 15 vjet. Njëherë erdhi një fëmijë që ishte shumë vështirë të punoje me të. Ai ishte shumë i inatosur dhe nuk dëgjonte. Unë një ditë, i bëra atij dhuratë një fotografi të Superman-it dhe i shkrova një mesazh se si superheronjtë asnjëherë nuk heqin dorë nga jeta, dhe gjithmonë dalin fitimtar. Tani ky djalë i vogël është zjarrfikës dhe shpëton jetë njerëzish. U takuam një ditë dhe biseduam për një orë e gjysmë, kur ai nxori nga kuleta një fotografi të Superman-it të cilën e kishte mbajtur përgjatë gjithë kësaj kohe.

Kam diabet. Dy vjet më parë nëna ime vdiq, dhe unë mora macen e saj që e quajmë Kit. Kohën e fundit u zgjova në ora 3 të mëngjesit dhe Kit ishte pranë këmbëve të mia dhe po mjaulliste, si asnjëherë më parë. U zgjova për ta shikuar se çfarë kishte dhe papritmas u ndjeva shumë e ligështuar. Mora aparatin të shikojë nivelin e sheqerit në gjak. Sheqeri më kishte rënë në 53 e doktori më kishte thënë se niveli normal është 70 deri tek 120. Më pas atë natë në spital, mjekët më thanë se nëse Kit nuk do të zgjonte, me siguri që nuk do zgjoheshe më kurrë.

Një qen i rrugës më kishte përcjell përgjatë gjithë rrugës, deri në shtëpi. Isha shumë nervoz. E papritmas një burrë mu afrua me një thikë dhe më tha që t’ia jap kuletën. Para se të kisha mundësi të reagoja, qeni iu vërsul atij. Tani jam i sigurt në shtëpi, e gjithë kjo falë qenit.

Së fundmi, hyra në një librari ku shiten libra të dorës së dytë dhe gjeta një libër që ma kishin vjedhur sa isha fëmijë. Isha shumë i surprizuar që gjeta atë libër. Në faqen e parë shkruhej emri im dhe një mesazh nga gjyshi im. Aty shkruhej “Shpresoj shumë që pas disa viteve sërish do mund ta lexosh këtë libër”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat