Mënyra më e mirë për të shkëmbyer mesazhe me atë që pëlqeni

Life style

Mënyra më e mirë për të shkëmbyer mesazhe me atë që pëlqeni

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 15:17
Ilustrim

Lidhjet në epokën e teknologjisë nuk janë të thjeshta.

Shumë shpesh njerëzit mund të jenë në dilemë, nëse duhet t’i shkruajnë apo jo të dashurit, nëse duhet t’i dërgojnë zemra  e shumë dilema të tjera.

Komediani Aziz Ansari ka bashkëpunuar me sociologun Eric Klinenberg për të shpjeguar se si është dashuria në kohën e digjitalizimit dhe këto i kanë betuar në librin “Modern Romance”

Më poshtë mund t’i lexoni disa nga këshillat që i jep ky libër.

Mos prisni që gjithmonë ai ose ajo t’ju shkruajë së pari

Nëse keni takuar dikë që ju pëlqen, atëherë kuptojeni që koha më e mirë për t’i dërguar mesazh është pikërisht ajo ditë. Kur keni numrin apo e keni në listën e miqve në rrjete sociale, atëherë ju nuk keni pse të prisni më shumë.

Shmangni fillimin e bisedës me ‘Hey’

Sipas sociologu Klineger, gratë zakonisht fillojnë bisedën me ‘Hej’ dhe kjo nuk është fare personale.

Mënyra më e mirë sipas tyre është që të cekni diçka për të cilën keni folur më herët. Kjo tregon gjithashtu që ju jeni dëgjues i/e mirë.

Mos i shkruani kur është shumë vonë

Më së miri është t’i shkruani pasdite ose në fillim të mbrëmjes, e jo në mëngjes ose vonë natën.

Mos ia ktheni menjëherë përgjigjen, por mos e vononi shumë

Në fokus grupet që kanë punuar Ansari dhe Klinenberg, kanë gjetur që në përgjithësi nuk duhet t’ia ktheni menjëherë mesazhin, por nuk duhet ta vononi shumë. Nëse ia ktheni menjëherë krijoni përshtypjen që jeni të dëshpëruar për të gjetur dikë.

Kurse nëse prisni një ose dy orë, kjo krijon përshtypjen që ju nuk keni dëshirë të flisni.

Bëni plane konkrete

Ansari sugjeron që gjithmonë duhet të jeni konkret dhe ta ftoni për në takim. Ftojeni personin që ju pëlqen që të bëni gjëra specifike në kohë specifike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat