Përshtypja e fundit është po aq e rëndësishme sa përshtypja e parë

Life style

Përshtypja e fundit është po aq e rëndësishme sa përshtypja e parë

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 21:00
Ilustrim

Të gjithë e kemi dëgjuar këshillën se përshtypja e parë që e krijojmë duhet të jetë e mahnitshme. Sidoqoftë, po aq rëndësi ka edhe lënia e një përshtypje të mirë të fundit.

Kjo sepse përshtypja e fundit është diçka që zgjat për kohë më të gjatë.

Thënë më shkurt, truri i njeriut është i programuar dhe ka tendenca t’i mbajë mend më së shumti përshtypjet apo gjërat e para dhe të fundit.

Prandaj, kur keni ndonjë takim apo intervistë, provojeni këtë teknikë: informacionet më interesante ruani për në fund.

Përveç kësaj, lënia e një përshtypje të mirë të fundit është e rëndësishme edhe në lidhjet dashurore. Kur keni takim me një person të ri, zakonisht momentet e para mund të jenë paksa të çuditshme. Kësisoj, duhet që patjetër të krijoni përshtypje të mirë të parë, dhe të përgatitni diçka interesante për në fund.

Por, edhe nëse ndaheni nga partneri, asnjëherë mos u ndani me inat, por vetëm duke lënë përshtypje dhe fjalë të mira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat