Ne jemi si çokollata që duam

Life style

Ne jemi si çokollata që duam

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 07:24
Ilustrim

Çokollata? Një pasion autentik. Kush nuk është pushtuar ndonjëherë nga kënaqësia që të fal qoftë dhe një pjesë e vogël dhe pastaj të ketë menduar se ja, kjo është bukuria!

Ndjesitë që të jep ngrënia e çokollatës nuk janë të panjohura, kështu nga këndvështrimi psikologjik, kjo kënaqësi është thuajse e njejtë me atë që të japin ledhatimet. Mirëpo ka edhe nga ata të cilët besojnë se ka një lloj lidhje mes ngrënies së një çokollate dhe personalitetit.

Sipas një studimi, tipi i çokollatës dhe mënyra se si ajo konsumohet, janë shenja të mirëpërcaktuara të personaliteteve të ndryshme. Ja si mund të zbuloni se çfarë tipi është partnëri juaj, përmes tipit të çokollatës që konsumon.

I gatshëm për të bërë gjithçka. Kush dashuron çdo tip çokollate është përgjithësisht një person i aftë për t’u përshtatur me të gjitha situatat, ia del mbanë edhe në situate nga më ekstremet.

Ata të cilët preferojnë çokollatën e bardhë, janë përgjithësisht persona që në thelb kanë mbetur fëmijë, të papjekur. Preferojnë të jetojnë në të kaluarën, me kujtime dhe brenga, për rininë e shkuar. Kështu, gjithnjë në kërkim të situatave të sigurta, ata ndihen të pambrojtur në situate të reja.

Për ata që duan çokollatën e zezë, por jo atë ekstreme, thuhet se kanë një karakter konkret dhe aktiv në çdo gjë që bëjnë. Janë të pasur më një kreativitet të lartë dhe shohin me optimizëm të ardhmen.

Emocionë të forta përjetojnë ata të cilët dashurojnë çokollatën ekstremisht të zezë. Për ta thuhët se janë tmerrësisht të vendosur dhe sipërmarrës. Personaliteti i fortë shpesh mund t’i çojë në sjelljë mendjemëdha dhe ndonjëherë edhe dikatoriale.

Përjetësisht të pavendosur, shfaqen perosnat të cilët pëlqejnë çokollatat e mbushura me lajthi, krem, apo të tjera si këto. Këta janë tipat e surprizave të herëpasherëshme. Por edhe në bazë të mbushjes, mund të dallojmë një nën personalitet. Kështu përshembull një njeri nervos dhe asnjëhere i kënaqur do të zgjedhë një çokollatë të mbushur më kafe, altruisti do të zgjedhë atë më lëng portokalli, ambiciozi do të zgjedhë një shijë ekzotike dhe si përfundim ajo me shije menteje do të përzgjidhet nga njerëzit që duan të ndryshojnë shpesh.

Mirëpo përveç shijës së çokollatës, ajo që na tregon shumë për personalitetin, është edhe mënyra se si e copëtojmë çokollatën për ta ngrënë. Kështu të hapësh një çokollatë dhe letrat e saj t’i flakësh tutje, tregon se personi është një njeri që i kushton shumë pak rëndësi detajeve, që mendtë i fluturojnë gjithmonë.

Ai që e hap çokollatën me kujdesin më të madh, tregon për një tip maniak të rregullit dhe disiplinës, ndaj edhe në një lidhje mund të jetë i ftohtë dhe llogaritar.

Nëse vini re që partneri juaj me letrën krijon topa të vegjël të rrumbullaktë, kjo është shenjë e mungesës së fantazisë.

E si përfundim, ata që krijojnë figura të çuditshme, kanë një interes të madh për lidhjet e të tjerëve, sesa për tyren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat