Mos i bëni këto veprime derisa jeni duke vozitur

Life style

Mos i bëni këto veprime derisa jeni duke vozitur

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 08:17
Ilustrim

Njerëzit shpesh bëjnë shume veprime të gabuara derisa janë duke vozitur.

Si pasojë e kësaj ndodhin edhe shumë aksidente me fatalitete.

Vetëm në vitin 2015, në Amerikë rreth 38 mijë njerëz kanë vdekur nga aksidentet në trafik.

Për këtë arsye ju nuk duhet t’i bëni këto veprime derisa jeni duke vozitur, sepse pos që ë rrezikoni vetën, të rrezikuar janë edhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacion.

Rregulli numër një: Vendoseni gjithmonë rripin e sigurimit.

Asnjëherë mos e përdorni telefonin, fokusimi juaj duhet të jetë tek timoni.

Mos vozitni kur jeni i stresuar ose i frustruar – koncentrimi juaj do të jetë shumë i ulët.

Mos vozitni kur jeni i përgjumur – më mirë ndaluni dhe pushoni.

Gjithçka që kërkohet nga ju është të fokusoheni në rrugë, ju nuk duhet të jeni të hutuar nga ndonjë aktivitet tjetër – gjithmonë duhet të jeni vigjilent.

Vigjilenca, më shumë se çdo gjë tjetër, është një tipar i cili do t’ju ndihmojë të qëndroni të gjallë, në mënyrë që as ju, por as edhe ndonjë pjesëmarrës tjetër në komunikacion të bëheni pjesë e statistikave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat