Rregulli numër një për t’u rikthyer me ish të dashurin

Life style

Rregulli numër një për t’u rikthyer me ish të dashurin

Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 18:36
Ilustrim

Ndarja me të dashurin apo të dashurën, është diçka që askush s’do donte t’i ndodhte. Është një situatë shumë e vështirë me të cilën përballemi.

Fatkeqësisht, nganjëherë disa çifte duhet të ndahen në mënyrë që ta rregullojnë lidhjen e tyre. Në këtë mes, vjen rregulli “pa kontakt”.

Rregulli “pa kontakt”, ka një kohë të gjatë që aplikohet dhe emri tashmë e definon kuptimin e tij.

Nëse nuk e keni kuptuar tashmë, sipas këtij rregulli, juve ju kërkohet që të mos kontaktoni me ish-in tuaj për një kohë të caktuar.

Por para së gjithash, duhet ta dini se ky rregull nuk funksionon për të gjithë njëlloj.

Disa ekspertë thonë se rregulli i ndërprerjes së kontaktit, duhet të jetë më së paku 21 ditë, por kjo varet edhe nga situata. Nëse ndjeni se duhet të ndaloni së kontaktuari me ish të dashurin për më gjatë provojeni 30-të deri në 40-të ditë.

Edhe pse ky rregull është shumë i vështirë për tu ndjekur, ata të cilët i lënë ndjenjat anash dhe fokusohen në të tjera gjëra, zakonisht i arrijnë qëllimet e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat