Avokati i çështjeve të divorcit tregon se çfarë ka mësuar për dashurinë në këto 21 vite

Life style

Avokati i çështjeve të divorcit tregon se çfarë ka mësuar për dashurinë në këto 21 vite

Më: 9 mars 2017 Në ora: 16:01
Ilustrim

Roy Martin është avokat i çështjeve të divorcit qysh nga vitin 1996, dhe ekziston një pyetje të cilit ia bëjnë atij zakonisht: “Çfarë iu mëson njerëzve një karrierë e çështjeve të divorcit rreth martesës dhe jetës?”

Roy ka vendosur që kësaj pyetje t’i përgjigjet thjeshtë dhe bukur në forumin Quora.

Ju sjellim përgjigjen e tij të plotë, ku ai tregon gjithçka që ka mësuar për dashurinë në këto 21 vitet e fundit.

“Karriera ime më ka mësuar se, ‘ajo është tejet seksi’ është arsye e tmerrshme për t’u martuar. Gjithashtu më ka mësuar se ta dashuroni dikë me të vërtetë, nuk mjafton. Martesa kërkon angazhim, jo vetëm në martesë, por edhe angazhim në mirëqenien e personit me të cilin po martoheni. Martesa kërkon devotshmëri.

Pyeteni veten se a do të dëshironit të ishit me këtë grua kur ajo të jetë e plakur dhe e thinjur.

Pyeteni veten nëse do ta kishit mbështetur përgjatë muajve apo viteve të seancave të kimioterapisë kur të sëmuret nga kanceri i gjirit.

Pyeteni veten nëse dashuria që e keni për të do t’iu lejojë të bëni dashuri me të edhe kur ajo është e ‘padukshme’ për meshkujt tjerë.

Pyeteni veten nëse dëshironi të kujdeseni për të si për një foshnje kur ajo të mos jetë e aftë të kujdeset për veten.

Pyeteni veten se a jeni në gjendje të qëndroni me të deri në fund, dhe të mos e shihni këtë gjë si obligim por si privilegj.

Nëse veç i përgjigjeni me ‘po’ tërë këtyre pyetjeve, atëherë do të keni një martesë të suksesshme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat