Faktet më të mira të qenit në një lidhje

Life style

Faktet më të mira të qenit në një lidhje

Më: 10 mars 2017 Në ora: 16:39
Ilustrim

Sepse disa gjëra janë të mira vetëm për trupin.

Ndryshimi nga të qenit beqar në një lidhje sidomos në rrjetet sociale, do të pasojë me një ndjenjë ndryshe pasi që pasojnë shumë urime e pëlqime që ndoshta nuk i keni pritur nga shumë prej shokëve të rrjeteve sociale.

I keni parasysh rastet kur dëshironi të mbeteni vetëm, ama jo bash vetëm?

Kur ju jeni duke shkruar bashkë, apo kur jeni të vetëm ulur në një park thjeshtë kënaquni me njëri tjetrin në qetësi.

Sinqerisht. Një masazh e tërë trupit kur ju jeni në një lidhje do të ju bëjë të ndjeheni mirë, në të kundërtën do t’ju kushtonte me para për një tretman në qendra të ndryshme. Natyrisht ju duhet të mendoni edhe mënyrat se si duhet t’ia ktheni favorin e bërë.

Ju mund të bëni një justifikim kur nuk dëshironi të dilni në mbrëmje bareve, duke kaluar darkën së bashku jashtë.

Duke folur për gatishmërinë, thjeshtë përfundoni duke u zgjuar në mëngjes pas një mbrëmjeje me atë.

Ju duhet të ndani çmimet e çdo gjëje. Po, ju duhet të ndani çdo gjë e veçanërisht kur jetoni bashkë, por sakrifica vjen me 50 përqind zbritje. Woo, hoo!

Ju nuk duhet të mërziteni më për djemtë e bareve. Një prekje e telefonit tuaj, kur ju mbani në ballinë fotografinë e personit që jeni në lidhje ju bënë atyre me shenjë se “ Më vjen keq, unë kam të dashur”.

Ju absolutisht nuk mund t’i shmangeni një bisede rreth martesës. Nuk ka rëndësi nëse lidhja juaj është dyjave e vjetër apo ka qenë e fortë për dy vjet. Kur ju jeni në lidhje, një bisedë e tillë to të ju forcojë atë apo do ta bëjë më pak të dobët.

Mund të keni terapi falas. Mund të bisedoni me të për streset e përditshme, për ngjarjet e ndryshme me kolegë apo shoqërinë gjatë ditës. Ndoshta nuk është ndihë profesionale, por partneri do të ju dëgjoj, pse jo, ndoshta edhe pason ndonjë këshillë. Bonus: Partneri juaj ju do dhe fatmirësisht ju nuk mund të thoni të njëjtën për terapeutin tuaj.

Ju duhet të keni dikë që ju thotë se jeni e bukur edhe atëherë kur ju nuk mendoni një gjë të tillë për veten tuaj. Të gjithë kemi momente kur dukemi më së keqi dhe marrim komplimente për dukjen e tillë, diçka sikur “ Mirë, unë mendoj se ti dukesh tërheqëse”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat