Shkenca: Njerëzit e mençur dashurohen më vështirë

Life style

Shkenca: Njerëzit e mençur dashurohen më vështirë

Më: 24 mars 2017 Në ora: 21:10
Ilustrim

Dashuria nuk është gjithmonë e lehtë për ta kuptuar, madje edhe kur bëhet fjalë për ndjenjat tuaja.

Më poshtë mund të shihni spekulimet më intriguese që ndoshta do të ju ndihmojë të shikoni  gjërat e zakonshme nga një tjetër perspektivë.

Pra, pse njerëzit e zgjuar e kanë më të vështirë për të krijuar një lidhje, pra për të rënë në dashur?

Ata analizojnë ndjenjat – ashtu si ndjenjat e tyre dhe të tjerëve

Njerëzit e zgjuar janë të shkëlqyer në mbledhjen e informacionit dhe nxjerrjen e konkluzioneve – dhe kjo është edhe një avantazh dhe disavantazh, sepse ata janë më të prirur për tu larguar nga një lidhje dashurie sapo paraqitet një problem. Keqkuptime? Debate? Na vjen keq, ne nuk jemi bërë për njëri-tjetrin.

Ata kanë nevojë për kohë të mjaftueshme për tu ndjerë rehat me personin tjetër

Truri nuk ndalet duke punuar, dhe kurrë nuk pushon për të zbuluar detaje dhe arsye pse diçka mund të shkojnë shtrembër. Si rezultat, njerëzit e zgjuar e gjejnë të vështirë për tu ndjerë rehat me të tjerët, për të gjetur një njeri që mund t’i besojnë sekretet e tyre. Kjo është arsyeja pse ata shpesh duken shumë të ftohtë dhe të shkëputur, ndërsa jo domosdoshmërisht është kështu.

Ata “i nënshtrohen” përvojës së mëhershme

Ky është një tjetër kurth për njerëzit e zgjuar. Gjërat që kanë rrënuar marrëdhëniet e tyre të mëparshme jo domosdoshmërisht do të rrënojnë edhe lidhjet e tyre të ardhshme, por është e vështirë për ta për ta kuptuar këtë.

Ata kujtojnë mirë se sa e dhimbshme ishte ndarja në lidhjen e kaluar dhe ata në mënyrë të pavetëdijshme projektojnë përvojën e tyre të keqe me personin që janë aktualisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat