6 rregulla të bukurisë që i mësova nga grimieri i Beyonce-s

Life style

6 rregulla të bukurisë që i mësova nga grimieri i Beyonce-s

Më: 25 mars 2017 Në ora: 23:29
Ilustrim

 Jepni prioritet kujdesit të lëkurës

Është shumë me rëndësi të mbani lëkurën të hidratuar mjaftueshëm. Jo vetëm që ndihmon lëkurën tuaj të duket më e mirë por edhe grimi do të qëndrojë apo shtrihet më mirë në të. Pra, hidratim dhe vetëm hidratim, thekson Sir John.

Më pak nënkupton më shumë.

Kur bëhet fjalë për një pamje të shkëlqyer siç e shohim tek Beyonce, grimieri personal i Beyonce – Sir John ka disa këshilla vërtetë praktike që dëshiron ti ndajë me ne. “Filloni me nuanca të lehta të aplikoni mbulimin e duhur në fytyrë. Në këtë mënyrë ju mbuloni defektet, por lëkura juaj shkëlqen duke dhënë një vështrim krejtsisht natyral. Ai rekomandon hidratues natyral me spf 30 nga L’oreal Paris Bright Reveal Brightening Day Moisturizer” e më pas të përdorni korrektor për mbulim sipas nevojës.

Prekni fytyrën tuaj

Kur e pyetën atë se si i aplikon produktet në fytyrë, ai theksoi se i bën masazhim të lehtë fytyrës duke i aplikuar produktet e caktuara. Mos u frigoni ta bëni këtë, sepse kështu lëkura juaj do të duket më e gjallë dhe e freskët, si rezultat i masazhimit të nevojshëm të fytyrës.

Rrezatoni por mos shkëlqeni nga produktet

Një pjesë e këshillave të tij qëndron në faktin se nuk duhet të përdorni asnjë lloj produkti që mund të shkëlqejë qendrën e fytyrës- sepse kjo pjesë duhet gjithmonë të qëndrojë matt. Kështu nëse dilni në fotografi, nuk do të dukeni sikur keni një fytyrë me vaj apo shumë me shkëlqim. Ai rekomandon produktet nga L’oreal Magic Lumi Light Infusing Primer që ju ofron një pamje madhështore dhe të freskët, por krejtsisht natyrale.

Lani fytyrën tuaj

Sir John i këshillon Beyonce, Karlie dhe Joan që të aplikojnë së pari kujdeisn e lëkurës. Gjithmonë duhet të pastroni dhe hiqni grimin gjatë natës. Nuk ka rëndësi nëse jeni të vdekur fare nga lodhësia apo të dehur, nuk ka arsyetim për heqjen e grimit nga fytyra, atë duhet ta bëni para se të flini. Ai gjithashtu rekomandon pastrues të fytyrës për ta rigjeneruar lëkurës si dhe enzime frutash për pastrim një herë në javë.

Zbukurohuni nga brenda dhe jashtë

Së fundi, Sir John thotë se çelësi për një lëkurë të mirë dhe plot ndriçim është konsumi i lëngjeve, një dietë ushqyese anti-inflamatore si dhe duke ushtruar deri në djersitje të paktën deri në 20 minuta në ditë. “Jam shumë i shenjtë kur bëhet fjalë për kujdesin e lëkurës, me të vërtetë fillon nga brendësia juaj”- thekson ai. “Unë jam një tifoz i flaktë i ushqimit të shëndetshëm për t’u siguruar që lëkura merr vitaminat dhe ushqyesit që ka nevojë. Unë gjithmonë i rekomandoj klientët e mi që të pijnë lëng karrote para ndonjë evenimenti të madh sepse vërtetë do të shihni rezultate brenda natës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat