Si ta dini kur jeni gati të shpërnguleni me partnerin tuaj?

Life style

Si ta dini kur jeni gati të shpërnguleni me partnerin tuaj?

Më: 28 mars 2017 Në ora: 15:33
Ilustrim

Sipas ekspertes së lidhjeve dhe takimeve, ekspertja Madeleine Mason, nuk ka ndonjë gjatësi të kohës që tregon se a jeni të gatshëm të banoni me partnerin tuaj.

Por ajo thotë se janë katër hapa kyç për të arritur në atë përfundim, shkruan The Independent.

Këta hapa janë:

1.Dilni me njëri-tjetrin ekskluzivisht, dhe e keni takuar familjen e njëri-tjetrit.

2.Ju duhet të diskutoni për të ardhmen – se çfarë doni të arrini, çfarë jete e dëshironi, a doni të martoheni e të keni fëmijë e shumë çështje të tjera.

3.Duhet të keni diskutuar për financat, për situatatat e njëri-tjetrit

4.Të dy duhet të pajtoheni se a doni të shpërnguleni me njëri-tjetrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat