Nuk është xhelozia e as tradhtia: Kjo është arsyeja kryesore se përse çiftet fjalosen më së shpeshti

Life style

Nuk është xhelozia e as tradhtia: Kjo është arsyeja kryesore se përse çiftet fjalosen më së shpeshti

Më: 3 prill 2017 Në ora: 15:48
Ilustrim

Ngatërresat që i sjellë bashkëjetesa asnjëherë nuk janë arsyeja e një lidhje të lumtur. Në fakt, çështjet e bashkëjetesës shpeshherë janë arsyeja kryesore se përse çiftet fjalosen.

Lënia e dritave ndezë në dhoma të zbrazëta është shkaktari numër një i fjalosjeve mes çifteve, sipas një anketimi të ri të kryer nga kompania energjetike E.ON – të cilët, siç mund të supozojmë, dinë pak a shumë rreth dritave dhe ndriçimit.

Dhe një në pesë të rritur fjalosen për çështjen se në çfarë niveli duhet të jetë kondicioneri.

Se kush duhet t’i ndërrojë çarçafët është arsye tjetër e fjalosjes së çifteve, e veçanërisht të porsamartuarve, më shumë sesa gatimi, pastrimi apo çështjet e ndryshme të oborrit.

Përveç këtyre arsyeve të lartcekura, edhe mos heqja e pajisjeve të ndryshme elektrike nga priza dhe lënia e dyerve dhe dritareve hapur janë arsye të shpeshta të fjalosjeve mes çifteve.

Por, të gjitha këto fjalosje të nxitura si pasojë e bashkëjetesës, mund të kenë lidhje me faktin se një në dhjetë njerëz kanë rrëfyer se i shmangin punët e shtëpisë duke thënë se do i kryejnë më vonë.

Sidoqoftë, nëse veç bashkëjetoni me partnerin tuaj, është mirë të mos i harroni dritat ndezë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat