Një i ri ka përfunduar në shtrat me ish-të dashurën e tij pasi ajo ka këmbëngulur për të kryer marrëdhënie me të. Tashmë ajo ka një kërkesë të çuditshme, që djalin vë në siklet. Ish-e dashura kërkon që ata të takohen ndonjëherë për t’u argëtuar, por i riu e do atë seriozisht, ndërsa ajo e sheh si një objekt argëtimi.
Ja çfarë i shkruan ai psikologes së “The Sun”:
Letra e djalit:
“E dashur psikologe, jam një djalë 20 vjeç dhe prej 6 muajsh jam ndarë nga e dashura ime, e cila ishte një vit më e vogël se unë. Unë e kam dashur shumë atë, ka qenë femra e parë për mua, ndërsa ajo ka pasur disa partnerë më parë.
Ne u ndamë pasi unë isha shumë xheloz, por tani e takova sërish dhe ajo më tha të shkonim në shtëpinë e saj. Pasi shkuam aty përfunduam duke bërë sërish seks, dhe ndjenjat e mija u forcuan edhe më shumë.
Kur i kërkova edhe një shans për t’u lidhur sërish sepse e doja, ajo më tha se më mirë të takoheshim rrallë dhe të flinim bashkë, sepse më ka qejf por nuk më do siç e dua unë.
Nuk di çfarë të bëj, a duhet të luftoj për ta bërë për vete sërish?!”
Përgjigjja e psikologes:
“Do të lëndohesh sërish nëse vazhdon të takohesh me të, sepse ajo nuk ka në plan të lidheni sërish.
Të paktën është treguar e sinqertë dhe të ka thënë se të ka qejf jo nuk të do, dhe kjo gjë duhet të të japë arsye për t’u shkëputur prej saj”.