Një në tre gra duan më pak seks se partneri

Life style

Një në tre gra duan më pak seks se partneri

Më: 5 prill 2017 Në ora: 20:06
Ilustrim

Sociologët thonë se gratë bashëkohore e pranojnë se burrat duan më shumë seks se ata.

Për shumë dekada, gratë janë shtirur se kanë lodhje dhe kokëdhimbje  kur nuk janë në disponim, shkruan Daily Mail.

Por ato gra që u thonë partnerëve të tyre “jam e lodhur sonte” nuk janë më pak të lumtura në lidhjet e tyre, sipas një studimi më të fundit.

Pas një anketimi të mbi 5 mijë vetave në lidhje, mes moshave 16-65, hulumtuesit nga universitetet Open dhe ai i Huddersfield gjetën se çiftet që mund të flasin për dallimet në dëshirat seksuale janë më të mirë në vazhdimin e bërjes së atij akti.

Profesori Jacqui Gabb i universitetit Open tha se çiftet pohojnë se dallimet në shpeshtësinë dhe dëshirën seksuale janë vetëm pjesë e parcelës së ciklit të lidhjes, dhe pranohen si jo aq të rëndësishme.

Këto të gjetura u prezantuan në Shoqatën Sociologjike të Britanisë në konferencën e tyre vjetore në Manchester.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat