A mund të jeni vetëm miq?

Life style

A mund të jeni vetëm miq?

Më: 7 prill 2017 Në ora: 00:36
Ilustrim

Shpesh kemi dëgjuar të thuhet se femrat dhe meshkujt nuk mund të jenë vetëm miq. Kjo nuk do të thotë se është tërësisht e vërtetë.

Disa besojnë se femrat dhe meshkujt nuk mund të jenë vetëm miq. Megjithatë sipas studimeve të fundit dëshmohet se kjo është e mundur. Edhe pse shumë nuk e besojnë, e vërteta është ndryshe.

Tërheqja fizike

Edhe pse zakonisht mendohet se femrat dhe meshkujt nuk mund të jenë miq, pikërisht për shkak të atyre gjërave që u shkojnë në mendje atyre, sapo shohin personin e gjinisë së kundërt. Kjo është e vërtetë, megjithatë nuk do të thotë se nuk mund të jenë miq.

Kalimi nga shoqëria në lidhje

Nëse të dy vendosin, ata munden ta kthejnë shoqërinë e tyre në lidhje, por kjo mund të bëhet vetëm me dëshirën e tyre. Prapë nuk do të thotë se nëse ata vendosin të jenë miq, nuk mund ta bëjnë këtë.

Më pak dramaticitet

Femrave shpesh u pëlqen të shoqërohen edhe me meshkuj, për shkak se mund të jenë më të lira dhe të flasin për gjëra të tjera veç grimit, shtëpisë, ëmbëlsirave, flokëve dhe gjërave të tjera, që janë të zakonshme në bisedat mes femrave. Ato kanë nevojë të ikin nga dramaticiteti i bisedave të tilla. Madje edhe meshkujve u pëlqejnë bisedat me femrat, për shkak se mund të hapen dhe të flasin për anën e ndjeshme të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat