Shumica e meshkujve do hiqnin dorë nga seksi për …

Life style

Shumica e meshkujve do hiqnin dorë nga seksi për …

Më: 14 prill 2017 Në ora: 17:16
Ilustrim

Pranvera ka mbërritur dhe gjaku zien.

Ky është sezoni kur çiftet bëjnë më shumë seks.

Megjithatë në mbarë botën perëndimore po kthehet në shqetësim fakti se njerëzit po bëjnë gjithmonë e më pak seks.

Sikur të mos mjaftojë kjo, një anketë në Britani synoi të zbulonte se për çfarë do hiqnin dorë meshkujt nga seksi për gjithë jetën.

Sipas MakeYourSwitch, 56 përqind e meshkujve britanikë thanë se do të hiqnin dorë nga seksi në shkëmbim të 1 milion sterlinave.

Emma Kenny, psikologe dhe drejtuesve e MYS, tha se të dhënat janë shqetësuese.

“Seksi është shumë i rëndësishëm për mirëqenien fizike dhe mendore. Por nëse paratë janë më të rëndësishme, atëherë kjo do të thotë se ke probleme. Biseda me mjekun do ishte një rrugë e mirë për të rindezur prapë jetën seksuale,” tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat