A është mirë apo keq të flini me flokë të lagura?

Life style

A është mirë apo keq të flini me flokë të lagura?

Më: 19 prill 2017 Në ora: 07:38
Ilustrim

Arsyeja pse unë thaj flokët para se të shtrihem të flej është sepse nuk dua të zgjohem në mëngjes me flokë të shpurpuritura nga gjumi. Por, ne kemi dëgjuar gjithashtu se nëse flini me flokë të lagura, do të keni kokëdhembje të hatashme. Pastaj paraqitja e sporeve me myk. Këtu, po ju sjellim diskutimet në lidhje me dobitë dhe mangësitë e fjetjes me flokë të lagura.

Si fëmijë, duke qenë nën kujdesin e nënave tona, gjtihnjë na kanë mësuar mos të flejmë me flokë të lagura. Tani, që jemi të rritur dhe nënat kanë ndaluar së qenuri përgjegjëse për higjienën tonë, ato sërish na këshillojnë mos të flejmë me peshqirin e shtrënguar në flokë, duke e cilësuar si diçka të pakëndshme. Ato vazhdimisht na thonë se do të zhgënjehemi kur do të na dhemb koka gjatë tërë kohës.

Por, për dallim nga prindërit e shqetësuar, profesionistët dhe stilistët e flokëve, thonë se kjo është e sigurtë dhe një mënyrë e mirë për të fjetur me flokë të lagura. Benjamin Mohapi, pronar i një salloni, thekson se të flini me flokë të lagura është një mundësi e mirë për vëllim dhe cilësi të flokëve, por këshillon që personat që kanë flokë shumë të dendura dhe me vëllim, mos ta bëjnë këtë sepse mund të rezultojë të zgjohen në mëngjes akoma me flokë të lagura në disa pjesë. Stilistët profesional nga L’oreal sugjerojnë të thajnë lagështinë e tepërt dhe të flenë me një gërshetë të lirshme. Në mëngjes, kapni flokët dhe rregulloni me ndonjë mjet ngrohës, duke u përqëndruar në zonat më diskutabile.

Në fakt, kjo nuk është një lloj akuze: ndoshta jastëku juaj është i mbushur me vaj dhe qeliza të lëkurës së vdekur, e tëra kjo për shkak se nuk i ndrroni shpesh sa duhet. Dhe, kur ju të ballafaqoheni me lagështinë, ju krijoni mjedis ideal për rritjen e mykut. Nga ana tjetër, dhimbja e kokës nuk ka ndonjë mbështetje shkencore që vërteton se lagështia e flokëve mund të vështirësojë rregullimin e temperaturës trupore. Madje, disa studime theksojnë se nuk i thani flokët me tharëse, ju mund të prireni për ftohje të ndryshme e sidomos gripe sezonale në këtë epriudhë të ftohtë.

Nëse ju i ndrroni shpesh jastëkët dhe i mbani të pastër, mund të mos keni problem. Por, si t’ia mbushni mendjen nënave tuaja se nuk do të keni dhimbje të mëdha koke pas një periudhe jetësore?!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat