Rregullat e një zonje të vërtetë

Life style

Rregullat e një zonje të vërtetë

Më: 23 prill 2017 Në ora: 17:44
Ilustrim

Julia Sviyash, psikologe, blegere dhe dizajnere, ka shkruar disa rregulla që i dedikohen të gjitha grave, ato që e bëjnë një zonjë të vërtetë.

Një grua e vërtetë nuk e ndjek lumturinë

“Jetoje të sotmen”, shkruan ajo. Lumturia të ndjek ty, mos insisto të marrësh gjithçka për vete. Lumturia e vërtetë arrihet kur jeton të sotmen dhe e shijon atë.

E tashmja është gjëja më e rëndësishme

Sigurisht të gjitha keni plane për një të ardhme. Por, planet më të mira i arrini në të tashmen. Duke injoruar të tashmen ju në fakt injoroni ëndrrat tuaja të cilat mund t’i bëni tani!

Të jeni një zonjë e vërtetë është privilegj, madje ju duhet të ndjeheni të tilla

Vlerësoni vetën, punën tuaj dhe gjithçka që bëni. Mos lejoni kurrë t’ju nënçmojnë dhe të ju thonë “Ti nuk di”.

Ti je një zonjë e vërtetë, dhe për këtë duhet të bindesh që edhe të tjerët të të vlerësojnë.

Zonja e vërtetë, ka hapësirën që e dëshiron

Kërko atë që dëshiron, vetën duhet ta kesh primare në jetë. Një zonjë e vërtetë gjen harmonin edhe në gjëra të vogla.

Menaxho jetën tënde ashtu si do ti, bëje një rreth të shoqërisë që nuk do të zhgënjehesh nga ata.

Kërko hapësirë sa të duash për vete.

Zonja e vërtetë është numër 1 për vete

Kjo nuk do të thotë që je egoiste, indiferente apo i përbuz të tjerët.

Interesohu më shumë për jetën tënde dhe çmoje atë.

Një zonjë e vërtetë kurrë nuk thotë po nëse zemra thotë jo!

Zonjat e vërteta dinë t’i ruajnë sekretet, nuk i ndajnë me gjithkë

Ky është një mësim për të gjitha gratë dhe vajzat.

Mos krijoni lista të gjërave tuaja personale për t’i ndarë me të tjerët.

Jo gjithkush të beson, të kupton dhe i intereson jeta jote.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat