Nëse silleni në këtë mënyrë, lidhja juaj po merr fund

Life style

Nëse silleni në këtë mënyrë, lidhja juaj po merr fund

Më: 1 maj 2017 Në ora: 09:52
Ilustrim

Ekspertët për lidhje gjithnjë këshillojnë çiftet që të kenë komunikim mes vete. Të shprehin mendimet dhe ndjenjat e tyre, të flasin haptazi me partnerët e tyre dhe mos të ngurrojnë të shprehin atë ç’ka mendojnë se është e drejtë. Arabella Russel, një këshilluese çiftesh ndau disa sjellje të gabueshme të çifteve të cilat rrezikojnë lidhjen tuaj.

Të dëgjuarit pa vëmendje

Kur partneri juaj tregon diçka që ju nuk ndjeni interesim, ju filloni duke e dëgjuar teksa ai/ajo flet por nuk vëni veshin se ç’farë në saktë është duke folur. Kjo mund t’ju sjell deri në grindje si dhe humbje të interesit të partnerit; kështu që, dëgjoni gjithnjë se ç’farë ju flet partneri edhe nëse biseda nuk është aq atraktive për ju.

Mungesë të hapësirës nga njëri-­tjetri

Edhe nëse ju dëshironi që të kaloni të gjithë kohën me partnerin tuaj, është mirë ndonjëherë që të dytë të keni hapësirë. Nëse gjatë gjithë kohës ju jeni bashkë, ju mund të ndjeheni të mërzitur nga njëri-tjetri. Është mirë që tju marë malli për njëri-tjetrin ndonjëherë; kjo e mbanë lidhjen tuaj sa më të fortë.

Pakujdesia e fjalëve në publik

Kjo zakonisht ndodhë pa vetëdije, por prap duhet të keni kujdes para se të thoni diçka. Juve mund tju duket interesante nëse i thoni partnerit tuaj në ndonjë mbrëmje me shoqëri se nuk di të gatuaj ose që nuk është aspak romantik, por shpesh kjo dërgon edhe deri në grindje. Partneri juaj mund shpesh që të lëndohet nga një fjalë e juaja e ju të mos e vëreni këtë.

Imponimi i shoqërisë suaj

Është normale që ju të dëshironi që të kaloni sa më shumë kohë me shoqërinë tuaj, por nuk vlenë e njëjta gjë edhe për partnerin tuaj. Mos ia impononi shoqërinë tuaj partnerit sepse nëse ata kalojnë shumë kohë pa u takuar me shoqërinë e tyre, ata humbin personalitetin e tyre dhe në fund ju fajësoheni për këtë gjë. Gjëja më e duhur që duhet bërë është që gjithsecili të kalojë kohën me shoqërinë e tyre pa mos ia imponuar njëri tjetrit të veten.

Të akuzuarit partnerin tuaj për ndjenjat e tua

Para se të akuzoni partnerin tuaj për shkak të disponimit tuaj të keq, filloni të mendoni njëherë se ndoshta me ju nuk është diçka në rregull. Shprehja “ ti më bën të ndjehem” se sa “ unë ndjehem” është shumë akuzuese. Russell thotë “ ju duheni që të merrni mbi supet tuaja ndjenjat e tua, askush nuk ju bën ju të ndjeni asgjë, ju vet e lejoni veten që ti ndjehni ato gjëra.” Më mirë përdorni shprehjen “ unë ndjehem kështu kur ti e bën këtë”, se sa “ ti më bën të ndjehem kështu me këtë sjellje” .

Të qenurit shumë kritik

Kritikat janë të mirëseardhura kur kanë një qëllim të mirë. Por jo çdo herë duhet kritikuar dhe nuk duhet tepruar me kritikat e dhëna. Nëse ju gjatë gjithë kohës jepni kritika partnerit tuaj, për çdo imtësirë ju

kritikoni dhe bërtisni; atëherë partneri juaj mund të mërzitet nga ju dhe mund të mos i përfillë më kritikat tuaja. Gjëja më e mirë për tu bërë është që ju të jepni kritikat tuaja në mënyrë të qetë, gjatë kohës që jeni të dy duke biseduar dhe të relaksuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat