21 gjëra që nuk duhet t’ia thoni ndokujt që sapo e keni njoftuar!

Life style

21 gjëra që nuk duhet t’ia thoni ndokujt që sapo e keni njoftuar!

Më: 4 maj 2017 Në ora: 15:53
Ilustrim

Nëse njoftoheni me dikë në punë apo keni ndonjë takim me ndonjë klient në ndonjë kafe të mundshme, fjalët e juaja vërtetë lënë përshtypje të qëndrueshme.

Fjalët me përzgjedhje të dobët dhe pa vetëdije mund të dëmtojnë vërtetë jo vetëm përshtypjet e para por edhe besueshmërinë tuaj, amrrëdhëniet dhe mundësitë për avancim në karrierë. Nëse jeni nervoz ju mund të flisni pa menduar, shumë më shpejtë se zakonisht dhe të thuani gjëra që nuk janë edhe aq të nevojshme.

Andaj duke pasur parasysh këto fakte, në vazhdim po ju paraqesim disa gjëra që nuk duhet t’i bëni kur të takoni ndonjë person të ri, në mënyrë që të parandaloni veten duke thënë gjërat e gabuara:

“E urrej këtë kompani”, apo “E urrej shefin tim të punës”!

Asnjëherë mos flisni me një koleg të ri për këto lloj problemesh, është mirë të mos flisni për këso gjërash në ambient pune apo social, dhe ankesat që keni t’i drejtoheni resurseve humane.

“Sa shumë para fitoni”?

Shuma e parave se sa fiton një person është një çështje shumë personale, andaj edhe mund të konsiderohet shumë fyese apo e vrazhdë.

“Më vjen keq që po ju shqetësoj”

Mos përdorni fjalë shqetësuese që në takimin e parë, kur nuk jeni bazë për shqetësim pse ta përdorni atë fjalë? Më mirë është të thuani “kërkoj falje, a keni një minutë kohë?”, kjo funksionon shumë më mirë.

“Çfarë mendoni në lidhje me presidentin tonë?”

Si rregull i përgjithshëm i mirësjelljes, mos flisni për politikë në ambiente të tilla. Qëndroni sa më larg qëndrimeve politike para një personi të ri që sa po e keni njoftuar, rrini larg kritikave, akuzave dhe diskutimeve politike.

“A besoni në zot?”

Nuk është e nevojshme për shprehje të bindjeve fetare, hera e parë nuk ka nevojë për të tilla diskutime.

“Unë jam homoseksual/ biseksual”

Kjo nuk ka fare rëndësi për personin që njoftoni, është çështje mes partnerit dhe juve.

“Kur e keni terminin e lindjes së foshnjes?”

Nëse hamendësoni se një femër është shtatzënë, kur ajo realisht nuk është, kjo konsiderohet si një fyerje.

“Kjo është e pamundur”

Nëse thuani se kjo është e pamundur atëherë kjo tregon mungesë të bindjes.

“A e  dëgjove?”

Përhapja e thashethemeve nuk është aspak gjë e mirë, sidomos në takimin e parë, andaj edhe respektoni rregullat e mirësjelljes.

“Sa më pëlqen fustani juaj”

Shmangni komentet mbi paraqitjen personale të një personi apo sendet e tij, madje edhe nëse janë komente pozitive. Është diçka shumë personale dhe nuk këshillohet aspak.

“Jam duke u divorcuar”

Nëse jeni duke kaluar nëpër diçka të vështirë, mos e informoni kolegun apo klientin tuaj të ri, kjo është shumë e papërshtatshme, shmangni vështirësitë personale, pasi duke folur për problemet tuaja ju u jepni arsye për të dyshuar në aftësitë tuaja.

“Unë mendoj se”

Ndonëjherë kjo fjali është në rregull, por ka raste që nuk duhet edhe të përdoret. Nëse jeni të sigurtë në lidhje me diçka, atëherë flisni me bindje të plotë.

“Jam shumë e lënduar”

Është shumë e rëndësishme që të rrezatoni energji pozitive, sidomos kur jeni të ekspozuar në vendin e punës.

“Ju dukeni shumë ndryshe nga ajo që biseduam në telefon”

Mos filloni një bisedë duke lënë hapësirë se jeni i habitur, i zhgënjyer nga fakti se personi në fjalë nuk ka përmbushur pritjet tuaja.

“Jeni shumë më i sjellshëm, më i mirë dhe më i bukur nga se e ksiha menduar më parë”

Gjithashu nuk duhet të potenconi se keni pasur pritje të ulëta para se të takoheshit, kjo mund ta bëjë personin të ndjehet parehatshëm.

“Sa vjeç jeni?”

Duhet ta keni mësuar këtë qysh në fëmijëri se të pyesni për moshën e ndokujt nuk është edhe aq gjest i këndshëm.

“Sinqerisht”

Duke tërhequr vëmendjen mbi ndershmërinë tuaj, në atë moment personi në fjalë mund të vë në dyshim sinqeritetin tuaj, a thua vallë ajo që është duke thënë është e vërtetë?

“Ju ndoshta keni dëgjuar disa gjëra rreth meje, por nuk është e vërtetë”

Mos tërhiqni vëmendje për çdo thashethem që mund të ketë të bëjë me ju. Kjo ju bën të dukeni se jeni shumë i rëndësishëm.

“A mund të më bëni një nder?”

Ju sa po jeni takuar me këtë person. Asnjëherë mos kërkoni ndhmën e tyre të mënjëhershme.

“Unë…Unë…Unë…”

Absorbimi i vetes duhet të shmanget në çdo bisedë të parë, mos e teproni shumë, sepse askush nuk impresionohet kur vetëm ndokush dominon në bisedë dhe flet shumë për veten e tij, sidomos në herën e parë.

“Wow, sa e pëlqej këtë! Është vërtetë e mahnitshme”

Ju duhet të ulni paksa entuziazmin tuaj. Të përpiqeni aq shumë duke i bërë njerëzit që të ju duan, zakonisht mund të ketë efekt të kundërt. Thjeshtë bëhuni vetvetja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat