Si ta përballoni takimin e parë me ish të dashurin?

Life style

Si ta përballoni takimin e parë me ish të dashurin?

Më: 11 maj 2017 Në ora: 23:28
Ilustrim

Dilemë e përhershme! Si të përballohet takimi i parë me ish të dashurin pas ndarjes? Mbase ka gjetur dashnore të re... Si të veprosh nëse i takon së bashku?

Është më së miri të jeni të gatshme të përballeni me të gjitha këto situata, në mënyrë që të mos kapeni në befasi.

Nuk është e domosdoshme të takoheni

Gjithmonë duhet ta keni parasysh që është krejtësisht në rregull ta injoroni ish të dashurin, nëse e shihni edhe nëse mendoni se nuk jeni të gatshme për t’u takuar. Nëse mund të shmangni takimin dhe mendoni se kjo është zgjidhja më e mirë, veproni kështu pa menduar shumë. Nuk keni asnjë obligim ndaj tij.

Mos u angazhohuni shumë

Jini të gatshme dhe mos u përpiqni të vini në pah se sa mirë po ndiheni që kur jeni ndarë. Bisedoni shkurt me të, dëgjojeni se çka do t’ju thotë dhe vazhdoni rrugës suaj. Nëse qëndroni gjatë, do të mendojë se nuk e keni përballuar ndarjen, që me siguri nuk dëshironi t’i krijoni atë përshtypje.

Bëhuni gjentile

Nëse është me dashnore të re, bëhuni gjentile dhe silluni normalisht, mos u bëni e pasjellshme dhe të krijoni përshtypjen që ajo po ju pengon, por as edhe mos aktroni që jeni e kënaqur me paraqitjen e saj, sepse të gjithë e dinë që nuk është ashtu.

Duhet të ikni e para

Më së miri është nëse ju e inicioni ikjen dhe thoni se jeni duke u ngutur për të kryer ndonjë punë, sepse kështu do të krijoni përshtypjen që e keni përballuar ndarjen, madje edhe nëse më me dëshirë do të qanit për shkak të atij takimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat