Horoskopi i Dashurisë 30 Maj 2017

Life style

Horoskopi i Dashurisë 30 Maj 2017

Më: 30 maj 2017 Në ora: 13:18
Ilustrim

Dashi – Jeta juaj romantike po përjeton disa sprova dhe vështirësi të papritura, duke plotësuar ditën tuaj me një turmë të madhe emocionesh. Këto kohë disi të vështira që po kaloni do të mund të sjellin më të mirën ose më të keqen. Mundohuni të bëni më të mirën për t’i bërë gjërat më harmonike në çështjet e zemrës.

Demi – Rrethanat aktuale të marrëdhënieve tuaja romantike sot do t’ju sfidojnë, ndërkohë që ballafaqoheni me detyrën për të vendosur midis marrjes së çështjes së dashurisë ose lëreni të shkojë. Tani ju e dini se çfarë duhet të kërkoni prandaj bëni gjithçka të mundshme për të parandaluar stresin tuaj nga rrethanat e dashurisë që po përjetoni.

Binjakët – Në përpjekjen tuaj për të ofruar përkrahje emocionale për të tjerët nuk arrini ta kuptoni se përforcimi juaj sot nuk është i nevojshëm. Por ç’është e vërteta keni vetëm qëllime të mira. Partneri do të ndihet i shqetësuar nëse i qëndroni larg. Për fatin e tij të mirë keni fuqinë për t’i mbajtur gjërat në harmoni me njëra – tjetrën.

Gaforrja – Keni marrë një vendim radikal për jetën tuaj personale dhe bëni mirë të tregoheni disi më të kujdesshëm. Qëndroni me armët jo konvencionale duke mos u përpjekur që të humbni mbështetjen emocionale që merrni nga ata që kanë qenë pranë jush edhe në të kaluarën.

Luani – Është e rëndësishme të përpunoni ndjenjat plot pasion dhe jo të sundoheni prej tyre. Një mënyrë tepër e matur për dashurinë do t’ju bëjë akoma më tepër të disiplinuar, e cila do t’i shërbejë rrethanave të dashurisë më shumë se sa zemërimet dhe stresi që keni patur këto kohë.

Virgjëresha – Një shqetësim i vogël është në rritje në marrëdhënien tuaj, e cila do të mund t’ju tregojë përfundimisht disa zgjidhje të ndryshme se çfarë është më e mira. Megjithatë veprimi më i mençur është të mos ndërmerrni asnjë veprim që të mund t’ju dëmtojë edhe më vonë. Përgjigjet që kërkoni duan kohë të mjaftueshme për mbështetjen pozitive. Jini të durueshëm dhe dëgjoni zemrën me kujdes.

Peshorja – Mos u habisni nëse diçka tjetër e rëndësishme vjen në një moment që ju bën të ndryshoni prioritetet tuaja. Megjithatë kjo zhvendosje e papritur e ngjarjeve nuk duhet të jetë një lajm i keq edhe nëse hapni mendjen e zemrën dhe përqafoni zhvillimet e minutës së fundit. Jeni fleksibël dhe spontan ç’ka mund të ketë pasoja pozitive dhe magjike.

Akrepi – Gjithçka që doni të merrni është një komunikim nga dikush që ju ka lënë pa mend, por rrethanat nuk jua mundësojnë qëndrimin bashkë. Të detyrosh dikë të ketë një romancë në kohë të papërshtatshme, do të tregoheshit i mençur nëse lëvizjet drejt personit që pëlqeni do t’i bëni me shumë delikatesë.

Shigjetari – Sot gjithçka që do të kaloni në lidhjen tuaj nuk do të jetë e mjaftueshme, nuk do të ndiheni i ngopur. Për fat të mirë hëna e re vjen në shtëpinë tuaj të 9 të aventurës duke ju frymëzuar akoma më tepër në ato ç’ka doni të bëni. Përfitoni nga adrenalina e lartë që keni dhe argëtohuni deri në maksimum.

Bricjapi – Përpjekjet për të menaxhuar luhatjet emocionale që ju rrethojnë do t’ju sfidojnë dhe punët në pjesën romantike nuk do të shkojnë aq mirë sa dëshironi. Lënia e vetes jashtë kontrollit mund të jetë më e lehtë dhe më e domosdoshme për ju, pasi keni nevojë të çliroheni.

Ujori – Dikush me të cilin jeni përfshirë emocionalisht këto kohë nuk do të jetë në gjendje t’ju kuptojë se sa e ngjeshur është axhenda juaj. Keni një plan loje në mendje, por mund të provoni kaq shumë për të plotësuar qëllimet, sa jeni disi në rrezik për të humbur gjithçka. Në vend që të luftosh shumë për të bërë diçka e cila do të jetë afatgjatë në jetën tuaj, mos jini kokëfortë.

Peshqit – Ajo tek e cila besoni është një energji spontane dhe asgjë më shumë. Në këto momente duhet të bëni një zgjidhje, ose lejojini vetes të gjykoheni nga dikush që nuk është në të vërtetë shumë i rëndësishëm për ju ose vazhdoni kërkoni për gjithçka të re. Nuk jeni një opsion për këdo që dëshiron të jetë me ju, jeni një prioritet, ndaj ndriçimin rrëzëllitës mos e harxhoni për askënd, deri sa të ndiheni plotësisht të sigurt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat