Kush thërret i pari pas takimit dashuror?

Life style

Kush thërret i pari pas takimit dashuror?

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 23:01
Ilustrim

Më nuk dihet as kush do të duhej të thërriste i pari, e aq më parë kur duhet thirrur. Dhe kështu duke lozur lojën, djelmoshave dhe vajzave u kalon koha, madje edhe kur të dy kanë kaluar shumë mirë në takimin e parë.

Para pak kohësh, mashkulli me edukatë të mirë do të thërriste vajzën pas takimit, madje edhe po të kishte qenë ai takimi më i keq në jetën e tij.

Vërtet nuk kanë kaluar këndshëm, mirëpo bandilli do të gjente mënyrë që pa e ofenduar të shmangë takimin e sërishëm. Tani rregullat kanë ndryshuar.

Më nuk dihet as kush do të duhej të thërriste i pari, e aq më parë kur duhet thirrur. Dhe kështu duke lozur lojën, djelmoshave dhe vajzave u kalon koha, madje edhe kur të dy kanë kaluar shumë mirë në takimin e parë.

Edhe pse bontoni i dikurshëm nuk është i përshtatshëm në shekullin e 21-të, akoma vlerësohen bandillët të cilët dërgojnë porosi apo ftojnë të nesërmen menjëherë pas takimit.

Ata të cilët paraqiten pas tri ditësh me justifikimin “kam pasur obligime të shumta” nuk kalojnë edhe aq mirë. Askush nuk është aq i zënë sa që të mos mund të gjejë ndonjë minutë për të dërguar ndonjë porosi të shkurtër.

Megjithatë, nuk e kanë edhe aq lehtë as meshkujt – për shumicën ftesa pas takimit është shumë më serioze se sa vetë takimi. Shfaqet ndjenja e pasigurisë, sepse nuk e dinë se a do t’i refuzojë vajza, andaj vendosin të prolongojnë ftesën.

Dhe prandaj, damave, të cilat nuk mund të përballojnë pasigurinë, ekspertët këshillojnë të bëjnë hapin e parë. Tekefundit, është mirë që me kohë të mësoni se a i pëlqeni , sesa të lodhni kokën me pyetjen “Përse akoma nuk po thërret?”

Kështu do ta bindni veten që nuk po ju paraqitet sepse mbase e kanë kidnapuar jashtëtokësorët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat