Si reagojnë njërëzit kur shohin 69-vjeçarin që puthet me 27-vjeçaren

Life style

Si reagojnë njërëzit kur shohin 69-vjeçarin që puthet me 27-vjeçaren

Më: 2 qershor 2017 Në ora: 05:44
Burri 69-vjeç Bill dhe Sia, 27 -vjeçare.

Kur vjen puna te dashuria, mosha është vetëm një numër, ose kështu mendojnë shumë persona. Por si do të reagonit nëse do të shikonit një burrë rreth moshës 69-vjeçare në një takim romantik me një femër të re, mjaftueshëm për të qenë mbesa e tij?

Për t`i dhënë përgjigje kësaj pyetje u ideua një ekperiment social duke bërë të mundur një takim romantik midis një burri 69-vjeç Bill dhe Sian, 27 -vjeçare.

Por shumë qytetarë nuk ishin edhe aq të çuditur lidhur me lidhjen e tyre, derisa kishte edhe prej atyre që ishin të bindur se Billi duhet të jetë shumë i pasur pasi që Siani është në lidhje me të.

“Ata duken me të vërtetë të lumtur. Nuk është në të vërtetë vendi im për të gjykuar, ju e dini se çfarë dua të them?”,- tha Tristan, një kalimtar i rastit 23 vjeç.

Ndërsa një burrë 86-vjeçar, i cili nuk pranoi të jepte emrin e tij, ishte gjithashtu mbështetës.

“Unë nuk shoh asgjë të keqe me të, duke siguruar që ata të kujdesen për njëri-tjetrin”,- tha ai. “Nëse janë të martuar ose nëse janë çift, nuk shoh ndonjë problem”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat