Tradhëtia nuk është e keqja më e madhe: Ja 12 gjërat që janë vrasës të dashurisë

Life style

Tradhëtia nuk është e keqja më e madhe: Ja 12 gjërat që janë vrasës të dashurisë

Më: 3 qershor 2017 Në ora: 23:03
Ilustrim

Disa prej tyre nuk vihen re, por ngadalë shkatërrojnë qëndrimin tuaj!

Kur mendojmë rreth gjërave që mund të shkatërrojnë lidhjen tonë në sekonda, sigurisht që tradhëtia është e para në listë, por është e rëndësishme të theksohet se kjo nuk është e vetmja. Në fakt, ekzistojnë një numër i gjërave që janë më të këqija, por që janë të vogla e ndoshta në dukje nuk bien në sy…

Të fshehurit dhe gënjyerit e gjërave të caktuara nga partneri

Edhe nëse mendoni se këto janë gënjeshtra të vogla të parëndësishme, madje edhe nëse i fshehni nga partneri duke menduar se jeni duke mbrojtur lidhjen tuaj, atëherë bëni gabim të madh, sepse një lidhje ku nuk ka besueshmëri të plotë nuk mund të ketë edhe sukses. Nëse jeni duke fshehur diçka që mund të dëmtojë lidhjen tuaj, atëherë ndoshta jeni duke bërë diçka që nuk duhet ta bëni.

Mbajtja e ndjenjave në vete

Pavarsisht nëse bëhet fjalë për ndonjë çështje në lidhje me ndjenjat tuaja apo të tij, mungesa apo mbyllja kanë aftësinë për të shkaktuar dëme të pariparueshme madje edhe në lidhjet më të forta.

Heshtni për imtësira që ju bëjnë të mërziteni

Fakti se ai nuk ka marrë pjesë në ndonjë aheng me prindërit tuaj ndoshta nuk është edhe ndonjë punë aq e madhe, por nëse diçka ju ka goditur, dhe nuk ia keni thënë atij, ky incident i vogël shumë shpejt mund të rritet e të përkeqësohet, andaj është më mirë t’ia thuani mënjëherë se jeni prekur në diçka.

Mungesa e komunikimit

Jo, kjo nuk nënkupton se nuk duhet të mbyllni celularin duke bërë biseda të gjata rreth njëri-tjetrit, por nëse partneri nuk është i pari person që nuk ju del në krah në raste nevoje, të ju dëgjojë duke qarë për ndonjë mërzitje, apo thjeshtë të ju qëndrojë afër për gjithçka, atëherë vërtetë ekziston problemi i mos të pasurit komunikim të mirë.

Kokëfortësi

Me fjalë tjera, rrefuzim për kompromise. Nëse e doni dikë, nuk duhet të keni vështirësi për të rënë dakord mbi një kompromis. Partnerët të cilët insistojnë që gjithnjë të vendosin sipas mënyrës së tyre dhe aspak duke marrë parasysh mendimin e juaj, nuk mund të kenë një lidhje të shëndoshë.

Grindja rreth detyrave dhe obligimeve të përditshme

Fakti që kurrë nuk mund të bieni dakord se kush duhet të hedhë mbeturinat e kush duhet të lajë enët, janë ndoshta gjëra të vogla por që me kalimin e kohës bëhen arsye për ndërprerje të lidhjes. Ndoshta do të ishte më mirë të bëni një orar para se të filloni grindjet dhe të caktoni punët e shtëpisë për çdonjërin nga ju.

Shpërfillja

Çdo lloj sjellje apo bisede që ndikon negativisht në vetëbesimin tuaj apo të partnerit, duhet të ndalojë mënjëherë. Nëse pyesim çiftet, është pikërisht ky lloj i abuzimit verbal që ndikon në ulje të vetëbesimit dhe mungesë të respektit për njëri-tjetrit, gjë që shpie deri në ndarje.

Qëndroni në lidhje për të tjerët

Pavarsisht arsyeve tuaja që mund të jenë të arsyeshme apo jo, si frika se i zhgënjeni prindërit tuaj, apo e keni paguar pushimin dhe nuk doni ta humbisni, nuk duhet të jenë arsye për të qëndruar në lidhje, ky është një gabim i madh që e përkeqëson lidhjen edhe mëtej.

Manipulimi

Një arsye tjetër e një lidhje të dobët është të manipuluarit me partnerit. Nodshta mund të jeni të verbuar apo të çmendur pas dashurisë por ky është një gjest aq delikat që mund të lë pasoja shumë të dhimbshme.

Xhelozia

Madje edhe pa tradhëti, vet dyshimi i vazhdueshëm se partneri mund të ju tradhëtojë dhe nuk është besnik mjaftueshëm ndaj jush, mund të prishë një lidhje të qëndrueshme.

Të prezantuarit e vetes në një verzion të rremë gjaë fillimit të lidhjes

Kjo është mjaft e drejtëpërdrejtë. Edhe nëse është një gjë e vogël që mund ta përbuzni në fillim, prezentimi i vetes ndryshe nga ç’jeni në të vërtetë mund të dëmtojë lidhjen tuaj. Duhet të dini dhe njihni saktë njëri-tjetrin se kush jeni.

Qëndroni në lidhje për shkak se jeni të varur nga njëri-tjetri

Asnjëri prej jush nuk dëshiron të jetë i vetëm. Madje edhe nuk duhet të qëndroni ashtu, por nëse nuk e keni kiminë e duhur në lidhjen tuaj, atëherë keni nevojë për pushim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat