Hulumtimi zbulon se miqtë në Facebook, nuk dëshirojnë t’ju shohin fotografitë nga pushimi

Life style

Hulumtimi zbulon se miqtë në Facebook, nuk dëshirojnë t’ju shohin fotografitë nga pushimi

Më: 30 qershor 2017 Në ora: 21:52
Ilustrim

Aviva ka bërë një hulumtim, i cili zbulon se 77 për qind e shfrytëzuesve të rrjetit social Facebook, nuk duan t’ju shohin miqve të tyre fotografitë nga pushimi.

Selfiet para pasqyrës së hotelit, imazhet me kokteje pranë pishinës dhe referimet se ky është vendi më i veçantë, bënë që të jeni të urryer dhe jo të pëlqyer.

Image
Trendi i këmbëve virshlle

Fotografia ku shihen vetëm këmbë, që krahasohen më së shpeshti me virshlle, konsiderohet si më e keqja që ekziston.

Derisa çdo i pesti poston për të treguar ku po pushon, çdo i dhjeti ndjekës i tij në Facebook bëhet xheloz që ka mbetur në shtëpi.

Image
Imazhet nga pushimi ju bëjnë të urryer

“Nëse nuk postoni fotografi nga pushimi i kësaj vere, i bëni mirë vetës së pari dhe miqve tuaj, të cilët do t’ju duan edhe më shumë”, thuhet në raport lidhur me rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat