Këtë linjë në shuplakë disa e kanë, disa jo. Ja se çka do të thotë kjo për fatin tuaj në dashuri!

Life style

Këtë linjë në shuplakë disa e kanë, disa jo. Ja se çka do të thotë kjo për fatin tuaj në dashuri!

Më: 5 korrik 2017 Në ora: 08:16
Ilustrim

Nëse ju intereson se çfarë jete romantike do të keni, shikoni a keni rrethin e Venerës. Mësoni çka do të thotë kjo linë në shuplakë dhe çka ju ka përgatitur fati.

Disa njerëzve në shuplakë, nën gishtin e mesëm dhe gishtin e unazës, kanë linjën e formës së qarkut. Qarku mund të jetë i mbyllur, kështu që e bën rrethin, ndërkaq mund të ketë edhe shumë qarqe.

Ky quhet qarku i Venerës apo brezi i dashurisë.

Mos u pikëlloni menjëherë nëse nuk e keni këtë linjë në shuplakë, sepse ajo edhe nuk sjell asgjë të veçanërisht të mirë, por më shumë i shënon njerëzit të cilët janë emocionalisht të ndjeshëm, përkatësisht njerëzit të cilët janë kanë prirje për probleme dashurore.

Nëse qarku i Venerës është i mbyllur, përkatësisht i plotë, kjo do të thotë që personi do të përjetojë zhgënjime të ndryshme në dashuri. Nëse keni këtë qark, më mirë është që ato zhgënjime të mos i merrni fatale, por si leksione.

Secili duhet patjetër të mësojë disa leksione të vështira në jetë, ndërkaq problemet tuaja janë të karakterit të dashurisë.

Nëse ajo linjë është në formën e gjysmëqarkut, atëherë kjo do të thotë që në një periudhë të jetës personi do të ketë probleme dashurore, mirëpo do t’i kapërcejë dhe do të dalë nga to.

Nëse ekzistojnë më shumë qarqe, kjo do të thotë që personi thjesht është tepër emocional dhe i ndjeshëm dhe rrallëkush mund të dijë të ballafaqohet me sensiblitetin e tij specifik. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat