Ja arsyeja pse nuset mbajnë buqetën me lule në ditën më të veçantë në jetën e tyre

Life style

Ja arsyeja pse nuset mbajnë buqetën me lule në ditën më të veçantë në jetën e tyre

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 17:42
Ilustrim

Meqë jemi edhe në periudhë dasmash, le të shohim si ka ndodhur që ka mbetur kjo traditë. Nëse mendonit se e bënin këtë për t’u dukur bukur, gaboheni, ja disa shpjegime pse ka ndodhur kjo gjë:

1. Era e mirë
Mesa duket në shekujt, 15 dhe 16, njerëzit nuk para laheshin shpesh si në ditët e sotme. Nuset 1 muaj para se të martoheshin, I kushtonin shumë vëmendje aromës së mirë, para bëqarisë. Ditën e dasmës, kjo aromë përforcohej edhe duke mbajtur një tufë me lule.

2. Shëndeti i mirë
Në mesjetë, nuset besonin se përgatitja e një buqete me lule do  ndikonte  mirë për shëndetin, dhe nuk do e linin të sëmureshin. Ato fusnin barishte dhe erëza që ndikonin për një shëndet të mirë.

3. Fati i mirë
Dikur bestytënitë ishin më të mëdha. Nuset besonin se lulet ishin fatsjellëse, prandaj në ditën e dasmën, ato kishin një të tillë më vete. Mesa duket edhe në ditët e sotme ende besohet një gjë e tillë, përderisa buqetat me lule janë gjëja më kryesore që ka me vete një nuse në ditën e saj të dasmës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat