Dashuria e parë: Korrespondenca romantike e cila pushtoi botën

Life style

Dashuria e parë: Korrespondenca romantike e cila pushtoi botën

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 22:50
Ilustrim

Porosia prekëse e djaloshit të dashuruar, dërguar vajzës me emrin Ashley, u bë hit në Internet

Letra romantike e një amerikani të vogël i cili i shpall dashuri shoqes së klasës është bërë hit në Internet.

Djaloshi mori guximin dhe ia hapi zemrën një vajze të quajtur Ashley, të cilën e lut të bëhet e dashura e tij.

Image

– E dashura Ashely, a do të dëshirosh të bëhesh e dashnorja ime”?

Të dua shumë – shkroi në faqe interneti, duke kërkuar nga e zgjedhura e tij që të zgjedhë midis tri përgjigjeve: po, jo apo ndoshta.

Fatkeqësisht, Ashley refuzoi ofertën e tij dhe e rrumbullakoi me “jo”. Mirëpo, duke mos dashur që t’i prishë të gjitha urat pas vete, vajza dërgoi arsyetimin:

– Më vjen keq. Unë tashmë e kam të dashurin, i cili quhet Kyle. Mirëpo,kur të ndërpres lidhjen me të, ti do të jesh zgjedhja ime e parë”, shkroi Ashley dhe shtoi se kjo gjë me siguri do të ndodhë brenda dy-tre muajve.

Korrespondenca është postuar para dy ditësh në Reddit, ndërkaq deri tani e kanë lexuar me miliona veta. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat