Gëzohuni ju që jeni të lidhura, ja 9 mënyra si të mbani të dashurin larg femrave të tjera

Life style

Gëzohuni ju që jeni të lidhura, ja 9 mënyra si të mbani të dashurin larg femrave të tjera

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 17:31
Ilustrim

1- Ndryshoni statusin e lidhjes suaj në Facebook
Shumica e njerëzve kërkojnë në Facebook për djalin që i pëlqen, kështu që nëse ndonjë vajzë kërkon të hidhet në sulm për mashkullin tuaj, sigurohuni që ai të jetë renditur si i dashuri juaj në rrjetet sociale në mënyrë që ato të qëndrojnë larg tij.

2- Postoni foto çift në rrjetet sociale
Bëjeni të qartë që ju dhe i dashuri juaj jeni bashkë duke postuar foto të adhurueshme të të dyve bashkë. Mos e teproni, thjesht postoni një foto në kaq kohë.

3- Në party qëndroni krah tij
Nëse aty rrotull ka femra që po përpiqeni t’i afrohen të dashurit tuaj, qëndroni krah tij mjaftueshëm sa t’i lini atyre të kuptojnë se ai është ‘i zënë’.

4- Putheni atë në publik
Nëse shihni një femër që ia ka ngulur sytë partnerit tuaj, ajo çfarë duhet të bëni është t’i afrohen për t’i dhënë një puthje të shpejtë. Kjo dp e bëjë të qartë se ai është me ty.

5- Shkëmbeni unaza
Disa meshkuj i urrejnë bizhutë por ju mund ta bindni atë të mbajë unazën. Do të jetë njësoj si me atë të martesës dhe kjo është një hile që vlen për të mbajtur larg femrat e tjera.

6- Lini sende tuaja në shtëpinë e tij
Nëse ndonjëra nga mikeshat e tij do ta vizitojë në shtëpi, do të shoh reçipetat e tua dhe do të mendojë se gjërat janë serioze mes jush.

7- Ndryshoni pamjen në telefonin e tij
Nëse ai ju jep leje të ndryshoni pamjen e parë të telefonit të tij, atëherë vendosni aty një foto tuajën. Kështu, çdo femër që do ta shoh atë kur të kontrollojë telefonin e tij, do të shoh edhe fytyrën tuaj në ekran.

8- Quajeni atë të dashurin tuaj, në sytë e të tjerëve
Kur ju e prezantoni partnerin tuaj, sigurohuni ta quani atë të dashurin tuaj, që të gjithë ta kuptojnë se ju jeni bashkë.

9- Kërkojini atij të mbajë çantën tuaj
Nëse një mashkull është duke mbajtur një çantë gruaje, atëherë kuptohet se ai është në një lidhje. Kështu asnjëra s’do t’i afrohet!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat