Sapo jeni ndarë nga i dashuri? Ja si reagon trupi juaj

Life style

Sapo jeni ndarë nga i dashuri? Ja si reagon trupi juaj

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 18:29
Ilustrim

Lamtumirat janë të vështira dhe emocionet tona, përvojat emocionale si dhe stresi kanë një ndikim të drejtëpërdrejtë në trupin tonë.

Ju duhet të keni parasysh se dhe ndarjet apo marrëdhëniet e shkatërruara ndikojnë në trupin tuaj, më poshtë ju do të shihni disa prej reagimeve që ka trupi juaj pas ndarjes shkruan blitz.

Ankthi dhe pagjumësia vijnë si pasojë e nevojës për kontakt me personin tjetër.

Dhimbje gjoksi, e cila krijohet prej presionit, ankthit dhe stresit që ju përjetoni.

Probleme me lëkurën pasi hormonet e stresit ndikojnë në lëkurën tuaj. Mund të keni rënie flokësh si dhe pucra.

Dhimbje muskulore, shkaktar i tyre është stresi pasi çlirohet hormone i tij dhe ndikon në dhimbjen e tyre.

Humbje ose shtim peshe pasi qelizat bëhen më pak të ndjeshme ndaj insulinës dhe përshpejtojnë akumulimin e yndyrnës.  Prej stresit ç’rregullohet trakti gastrointestinal që shkakton dhimbje abdominale dhe diarre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat