Marrëdhëniet me partnerin: Si ndikon shtatzënia e papritur në lidhjen emocionale?

Life style

Marrëdhëniet me partnerin: Si ndikon shtatzënia e papritur në lidhjen emocionale?

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 22:57
Ilustrim

Mësoni se çfarë mund të prisni nga partneri yt, por edhe nga trupi kur ngeleni papritur shtatzënë.

Pa marrë parasysh se a jeni në lidhje një kohë të gjatë apo të shkurtër, nëse nuk e keni planifikuar, shtatzënia në jetën tuaj do të sjellë shumë ndryshime. Do të ndryshoni ju, do të ndryshojë trupi dhe psikika juaj, por edhe marrëdhënia juaj me partnerin.

Hormonet

Stresi të cilin e sjell shtatzënia e paplanifikuar mund të forcojë veprimin e hormoneve të shtatzënisë. Jo rrallë stresi i tillë çon në grindje midis partnerëve. Femrat mund të ndihen të hutuara, të vetmuara, të frikësuara. Të gjitha këto ndjenja i shkakton edhe më shumë puna e hormoneve. Mirëpo, edhe partnerët e tyre mund të ndihen në të njëjtën mënyrë.

Viti i parë i martesës është sfida më e madhe

Nëse keni vendosur të martoheni për shkak të shtatzënisë, mund të zbuloni që ajo gjendje “e bekuar” bart me vete edhe disa momente jo edhe aq të kënaqshme për çiftin e ri. Partnerët gjatë gjithë kohës mësojnë për njëri-tjetrin, mirëpo kur lind fëmija, marrëdhënia bëhet sfidë edhe më e madhe. Duke u rritur fëmija, kujdesi për të çon në drejtim të njohjes edhe më të mirë midis partnerëve, lidhja ndërmjet tyre bëhet edhe më e fortë.

Fitoni bashkërisht përvojë

Aq më parë, nëse të dy jeni shumë të rinj. Bashkë krijoni përvojë dhe bëheni edhe më të vendosur duke bartur përgjegjësinë dhe duke u kujdesur për fëmijën.

Falënderimi i partnerit

Shtatzënia dhe fëmija do t’ju bëjnë që të ndiheni si familje më shumë se çdo “fletë” kurorëzimi. Mbase ndonjëherë edhe pyesni a do të kishit qëndruar bashkë po të mos ju kishte lidhur përgjithmonë shtatzënia e paplanifikuar.

Arsye e drejtë për t’u martuar

Me siguri edhe ju edhe partneri juaj do të pyesnit a jeni martuar vetëm për shkak të fëmijës? Martesa është e rëndë edhe me fëmijë edhe pa fëmijë, mirëpo gjëja e fundit që do të duhej t’ju brengoste është se a jeni kurorëzuar nga arsyet e vërteta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat