Fëmijët, ndëshkimi nuk shërben për asgjë. Ju propozojmë 12 rregulla!

Life style

Fëmijët, ndëshkimi nuk shërben për asgjë. Ju propozojmë 12 rregulla!

Më: 30 korrik 2017 Në ora: 14:42
Ilustrim

Ndëshkimi dhe edukimi janë dy gjëra krejt të ndryshme. Ndëshkimet janë elemente që nuk i përkasin procesit edukativ, nuk ka asnjë mundësi që të favorizojnë rritjen e fëmijëve. Gjëja e duhur do të ishte një edukim i mirë i tyre, se si duhet vepruar në mënyrë të drejtë dhe se si të organizohen mirë”, shpjegon Daniele Novara, edukator, këshilltar, autor, promotor dhe themelues i Qendrës Psikopedagogjike për edukimin dhe menaxhimin e konflikteve

Më poshtë janë renditur 10 arsyet që shpjegojnë përse të ndëshkosh fëmijët nuk shërben për asgjë.

1.Komunikimi me prindërit dhe gjetja e një rruge të përbashkët për vendimet që duhet të merren gjeneron siguri edhe qetësi edhe te fëmijët

2.Të përshtatesh me moshën e fëmijëve të ndihmon për të gjetur rregullat e duhura, pa dyshuar se këto rregulla janë shumë të rënda apo shumë të lehta, për një zhvillim sa më të mirë për fëmijët.

3.Rregullat duhet të jenë sa më të arta në mënyrë që t’i lejojnë fëmijëve të procedojnë në mënyrën më të përshtatshme të mundshme. Ata duhet të dinë saktësisht se çfarë është duhet bërë dhe çfarë nuk duhet bërë.

4.Nëse prindërit mbajnë një distancë të mjaftueshme racionale mund të evitojnë shthurjen dhe konfidencat e tepërta duke bërë të mundur ruajtjen e rolit edukativ. Kjo mënyrë do të mund të vendos edhe fëmijët në një pozicion ku të respektojnë rregullat dhe të dëgjojnë prindërit.

5.Fëmijët, ndëshkimet që mund t’u vihen, sidomos ato agresivet bëjnë të vetat, si mënyra për të zgjidhur situatat konfliktuale.

6.Nëse ndëshkohen, fëmijëve nuk u mësohet të jenë të pavarur dhe të përgjegjshëm, por veëm i bën të ndihen fajtorë për defektet dhe mangësitë e tyre, pra të ndihen fajtorë papjekurinë e tyre që është natyrale për moshën dhe e pashmangshme njëkohësisht.

7.Detyra e prindërve është t’i kontrollojnë dhe t’i ndihmojnë të mësojnë. Por çdo prind duhet të pyes veten, a mësojnë diçka fëmijët nëpërmjet ndëshkimit?

8.Duhet shmangur në mënyrë absolute tallja, apo fyerja që cenon karakterin apo personalitetin.

9.Brezi i fëmijëve nuk mund të sillet si ai i prindërve, kohët nuk janë të njëjtat, dhe strategjitë që të rriturit propozojnë duhet të përshtaten.

10.Fëmija është ai që kërkon të afrohet me prindërit, ndërsa adoleshenti është më shumë i prirur të afrohet me bashkëmoshatarët e tij. Le t’i ndihmojmë të rregullojnë këtë proces, duke qenë vigjilentë ndaj rreziqeve dhe duke vendosur rregulla të mira bashkëjetese.

11.Nëse sulmohen në mënyrë verbale, adoleshentët rrisin reaktivitetin emocional por zvogëlojnë aftësitë e të gjykuarit; në veçanti për të kuptuar të tjerët.

12.Kur tensioni rritet, atëherë le të bëjmë hapa pas. Në vend që të fillojmë të bërtasim, le të kalojë pak kohë, të mundohemi t’i shpëtojmë kurtheve të emocioneve dhe të vëzhgojmë atë që po ndodh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat