Mënyra në të cilën flini me partnerin tuaj përcakton lumturinë e lidhjes

Life style

Mënyra në të cilën flini me partnerin tuaj përcakton lumturinë e lidhjes

Më: 4 gusht 2017 Në ora: 19:26
Ilustrim

Nëse jetoni me partnerin apo dëshironi të flini tek ai, pozita e trupit gjatë gjumit mund të zbulojë shumëçka për lidhjen tuaj...

Mënyra se si fle dhe pozicioni që merr trupi gjatë gjumit nuk është aq i parëndësishëm, por tregon edhe marrëdhënien që ke me partnerin.

Pozicionet e gjumit të çifteve janë bërë objekt i një studimi të kryer me 1100 njerëz, i publikuar në faqen online “Edinburgh International Science Festival”.

Nga studimi është vënë re se, përgjithësisht çiftet që flenë në një distancë të shkurtër nga njëri-tjetri janë më të lumtur se pjesa tjetër që flenë në një distancë të konsiderueshme.

Po ashtu, nëse trupat flenë duke pasur kontakt me njëri-tjetrin, marrëdhënia është edhe më e lumtur.

Rreth 42 për qind e çifteve që ishin pjesë e studimit treguan se flenë me shpinë nga njëri-tjetri, 31 për qind flinin në të njëjtin drejtim dhe vetëm 4 për qind e tyre flinin ballë për ballë.

Rreth 34 për qind e çifteve flenë ngjitur me njëri-tjetrin, 12 për qind, në një distancë të vogël, ndërsa 2 për qind flinin deri në disa centimetra distancë.

Image

91 për qind e çifteve, që flenë me shpinë nga njëri-tjetri dhe preken, janë të lumtur në raportin e tyre.

Image

91 për qind e çifteve, që flenë në të njëjtin drejtim, ngjitur me njëri-tjetrin, janë të lumtur.

Image

76 për qind e çifteve, që flenë në të njëjtin drejtim, por me një distancë nga njëri-tjetri, janë të lumtur.

Image

74 për qind e çifteve, që flenë me shpinë nga njëri-tjetri, por pa u prekur, janë të lumtur.

Image

55 për qind e çifteve, që flenë përballë njëri-tjetrit, janë të lumtur në marrëdhënien e tyre. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat