Burrat kanë 1 “sekret” në mëngjes që çdo grua duhet ta dijë

Life style

Burrat kanë 1 “sekret” në mëngjes që çdo grua duhet ta dijë

Më: 26 gusht 2017 Në ora: 07:08
Ilustrim

Femrat mendojnë se burrat duan seks në çdo kohë dhe argumenti për ta përforcuar është kur ata e shohin burin e tyre të eksituar në mëngjes. Gratë kanë një problem për ta kuptuar këtë fenomen dhe ato mendojnë se gjithmonë kjo ka të bëjë vetëm me dëshirën për seks.

Por studimet tregojnë se kjo nuk ka të bëjë vetëm me seksin. Ky është një proces i natyrshëm që prek njerëzit e të gjitha moshave (madje edhe foshnjat!). Ky fenomen mund të shkaktohet nga faktorë të shumtë. Një prej tyre është mungesa e urinimit dhe zgjidhet sapo shkon në banjo. Fshikëza mund ta ketë shkaktuar atë, pasi ajo mbushet me urinë gjatë natës, duke shtypur palcën kurrizore dhe duke shkaktuar reflekset e ereksionit.

Një tjetër shpjegim është se për këtë fenomen përgjegjës është truri i njeriut. Gjatë gjumit, një pjesë e trurit është ende në gjendje të pavullnetshme, duke e lënë organin gjenital të mashkullit të lirë të bëjë atë që dëshiron.

Hormonet
Nivelet e testosteronit te meshkujt janë më të larta në mëngjes. Sipas kësaj teorie, stimulimi fizik mund të jetë një nga shkaqet e fenomenit. Burrat janë në gjendje të mbajnë një ereksion për orë të tëra, edhe pse mund të jetë një përvojë e dhimbshme.

Një njeri mesatar ka 4-5 erectione ndërsa ai fle, kështu që kjo nuk është vetëm karakteristikë e partnerit tuaj. Ajo i prek të gjithë burrat, madje edhe foshnjat! Gjithsesi, kjo do të thotë se ju jeni të shëndetshëm! Kjo tregon se nivelet e testosteronit janë të mjaftueshme, duke u bërë një tregues i shëndetit të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat