Të famshmëve që “nuk iu shkoi shkolla” por u bënë të suksesshëm

Life style

Të famshmëve që “nuk iu shkoi shkolla” por u bënë të suksesshëm

Më: 27 gusht 2017 Në ora: 21:19
Steven Spielberg

Shkollimi është një nga gjërat themelore në ndërtimin e një njeriu kontribues dhe të suksesshëm, por si gjithmonë ka përjashtime.

Në këtë rast, ka përjashtime për artistë e biznesmenë të cilët kanë arritur të jenë të suksesshëm pavarësisht se nuk kishin qenë të shkëlqyeshëm në shkollë.

Më poshtë keni disa shembuj nga ta:

Miliarderi Richard Branson e kishte braktisur shkollën në moshën 16 vjeçare, dhe menjëherë e kishte nisur biznesin e tij të parë, një gazetë të titulluar “Student”.

Moguli i muzikës, Simon Cowell, mezi i kishte dhënë provimet deri kur edhe e kishte braktisur shkollën në moshën 16 vjeçare.

Aktorja Drew Barrymore e kishte braktisur shkollën në moshën 13 vjeçare.

Komediani Russell Brand kishte qenë telashexhi në shkollë.

Regjisori legjendar dhe miliarder, Steven Spielberg, ishte refuzuar nga një shkollë filmi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat