Sjelljet që mund t’i japin fund lidhjes suaj ende pa filluar mirë

Life style

Sjelljet që mund t’i japin fund lidhjes suaj ende pa filluar mirë

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 13:18
Foto ilustrim

Lidhjet e dashurisë po zgjasin gjithnjë e më pak, e për këtë kush mendoni se duhet fajësuar?

Njerëzit gjithnjë e më pak po e vendosin veten në vend të tjetrit, gjithnjë e më pak po dëgjojnë, po falin e po sakrifikojnë !!

Por përpara se të arrini në këto faza të gjithë duket se duhet të kalojnë disa sprova, e nëse dështoni tek këto të fundit, thjesht do të keni apo do të jeni një ish tjetër !

Sjelljet e mëposhtme janë ato që afrojnë fundin e një marrëdhënieje.

#1. Sjelljet e dyshimta 

Nëse jeni vazhdimisht në dyshim, sesi duhet të silleni, si duhet të flisni a duhet të jeni vetvetja apo jo, më parë duhet të rregulloni sjelljen tuaj e më pas të krijoni një marrëdhënie me tjetrin. Nëse nuk zhvisheni nga kompleksitetet do e keni mjaft të veshtirë.

#2 – Negativiteti

Nëse e bëni dikë të ndihet keq, e lëndoni me qëllim apo e ulni për të dalë vetë në krye, dijeni se nuk do e keni të gjatë me atë person.

#3 – Përpjeket për t’i zëne vendin një tjetre/i

Më pak se 5% e meshkujve dhe femrave do të lenë partnerët e tyre për një lidhje të fshehtë, ndaj mos shpresoni të jeni tek ai 5%, por lidhuni me dikë që ju dedikohet tërësisht juve.

# 4 -Nëse detyroheni të bëni shumë kompromise

Kompromisi është i rëndësishëm në çdo marrëdhënie, por nëse ju nuk vendosni disa kufij, do të thotë që tjetri nuk ju do për atë që jeni, por do t’ju ndryshojë. Mos hiqni dorë nga gjërat që ju bëjnë të lumtur vetëm për të kënaqur tjetrin.

# 5 – Xhelozia e pajustifikuar / mungesa e besimit mund të shkatërrojë një marrëdhënie të gjatë prej vitesh dhe jo një lidhje që sapo mund të ketë lulëzuar filize.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat