6 mënyra si ta mbani të dashurin larg femrave të tjera

Life style

6 mënyra si ta mbani të dashurin larg femrave të tjera

Më: 27 shtator 2017 Në ora: 15:27
Ilustrim

1- Ndryshoni statusin e lidhjes suaj në Facebook

Shumica e njerëzve kërkojnë në Facebook për djalin që i pëlqen, kështu që nëse ndonjë vajzë kërkon të hidhet në sulm për mashkullin tuaj, sigurohuni që ai të jetë renditur si i dashuri juaj në rrjetet sociale në mënyrë që ato të qëndrojnë larg tij.

2- Postoni foto çift në rrjetet sociale

Bëjeni të qartë që ju dhe i dashuri juaj jeni bashkë duke postuar foto të adhurueshme të të dyve bashkë. Mos e teproni, thjesht postoni një foto në kaq kohë.

3- Në party qëndroni krah tij

Nëse aty rrotull ka femra që po përpiqeni t’i afrohen të dashurit tuaj, qëndroni krah tij mjaftueshëm sa t’i lini atyre të kuptojnë se ai është ‘i zënë’.

4- Putheni atë në publik

Nëse shihni një femër që ia ka ngulur sytë partnerit tuaj, ajo çfarë duhet të bëni është t’i afrohen për t’i dhënë një puthje të shpejtë. Kjo do e bëjë të qartë se ai është me ty.

5- Shkëmbeni unaza

Disa meshkuj i urrejnë bizhutë, por ju mund ta bindni atë të mbajë unazë. Do të jetë njësoj si me atë të martesës dhe kjo është një hile që vlen për të mbajtur larg femrat e tjera.

6- Ndryshoni pamjen në telefonin e tij

Nëse ai ju jep leje të ndryshoni pamjen e parë të telefonit të tij, atëherë vendosni aty një foto tuajën. Kështu, çdo femër që do ta shoh atë kur të kontrollojë telefonin e tij, do të shoh edhe fytyrën tuaj në ekran.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat