Vdes Hugh Hefner, themeluesi i Playboy

Life style

Vdes Hugh Hefner, themeluesi i Playboy

Më: 28 shtator 2017 Në ora: 08:27
Hugh Hefner

Themeluesi i revistës së famshme për të rritur “Playboy”, Hugh Hefner, ka vdekur të mërkurën në moshën 91 vjeçare.

Playboy Enterprises Inc. tha që ai ka vdekur në shtëpinë e tij nga shkaqet natyrale, shkruan BBC.

Hefner kishte filluar ta publikojë këtë revistë në kuzhinën e shtëpisë së tij më 1953.

“Playboy” ishte bërë revista më e shitur në botë, duke shitur nga shtatë milionë kopje në muaj gjatë periudhës më të lavdishme të saj.

Pas vdekjes së babait të tij, Cooper Hefner, tha që “atij do t’i ndjehet mungesa nga shumë njerëz”.

Ai e nderoi babanë e tij duke përmendur “jetën e tij të jashtëzakonshme dhe përplot ndikim si pionier i medias dhe kulturës”, dhe e quajti atë avokat të fjalës së lirë, të drejtave civile dhe lirisë seksuale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat