Mënyrat se si shprehitë e gjumit po ua prishin lidhjen

Life style

Mënyrat se si shprehitë e gjumit po ua prishin lidhjen

Më: 26 tetor 2017 Në ora: 12:05
Ilustrim

Gjumi ndikon gati çdo aspekt të jetës sonë, që  nga sëmundjet fizike e deri te ato mendore.

Por a e keni ditur se shprehitë tuaja të gjumit luajnë poashtu rol integral edhe në suksesin e lidhjeve tuaja?

“Shprehitë e gjumit të çiftit mund të ju tregojnë shumë për lidhjet e tyre”, tha Ane Auret, një trajnere e lidhjeve dhe takimeve për The Independent.

Ndërkaq, eksperti i lidhjeve, Jo Barnett, zbulon pesë sjelljet e kohës së gjumit dhe shtratit që mund ta rrezikojnë lidhjen tuaj.

Së pari,  të flini shpinë për shpinë është një shenjë e sigurt që lidhja mund të jetë në probleme, thotë Barnet, aq sa i bën çiftet të ndjehen të shkëputur nga njëri-tjetri.

Pastaj, se a gjeni apo jo kompromis se cili nga ju e kontrollon termostatin po ashtu mund të flasë shumë për situatën në të cilën gjendet lidhja juaj.

Problemi tjetër është se kush i kontrollon çarçafët, prandaj nëse njëri nga ju lufton shumë për çarçaf, atëherë duhet ta blini një më të madh.

Madhësia e shtratit të cilin e ndani po ashtu mund të thotë mjaft shumë për lidhen që e keni.

Të shkoni në shtrat në kohë të ndryshme, mund të ketë po ashtu impakt në lidhjen tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat