Shkolla e detyron vajzën të ngjyros flokët e zeza

Life style

Shkolla e detyron vajzën të ngjyros flokët e zeza

Më: 28 tetor 2017 Në ora: 07:07
Ilustrim

Një 18 vjeçare në Japoni është duke paditur qeverisjen lokale, pasi që shkolla ku vijonte mësimin e ka detyruar që të ngjyros flokët e saj natyrale ngjyrë kafe, në të zeza.

Sipas disa raportimeve nëpër media kjo gjë ka ndodhur disa herë.

Vajza ka deklaruar që do të detyrohej të ndërpriste mësimin në qoftë se nuk vepronte sipas kërkesave të shkollës.

Ndërsa nga shkolla e mesme Kaifukan kanë thënë që kanë rregull në mënyrë që të ndalojnë studentet që të ngjyrosin apo çelin ngjyrën e flokëve të tyre.

Shkolla ka kërkuar vazhdimisht nga vajza që të ngjyros flokët, edhe pse nëna e saj u kishte thënë që ajo kishte flokë natyrale ngjyrë kafe të çelët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat