Harrojini ëndrrat e jetës së përjetshme

Life style

Harrojini ëndrrat e jetës së përjetshme

Më: 31 tetor 2017 Në ora: 14:49
Ilustrim

Të krijosh një të ardhme ku njerëzit të arrijnë jetën e përjetshme është një sfide e shenjtë për shkencëtarët.

Por kjo do të jetë vetëm një fabul shkencor, sugjeron një studim, pasi është e pamundur të ndalësh hapin e kohës. Shkencëtarët që kanë hulumtuar plakjen kanë arritur në përfundimin se nuk ka “rrugëdalje” të vdekjes, qoftë me shpikjen e ndonjë ilaçi apo trajtimi.

Problemi është se teksa bëhemi më të vjetër disa qeliza bëhen të ngadaltë, dhe trupi ynë nis të ngadalësohet dhe organet nuk punojnë si duhen, ndërsa të tjera përshpejtohen dhe shkaktojnë kancerin.

Ne mund t’i ngadalësojmë qelizat e kancerit për ti ndaluar në rrugën e tyre, por kjo do të përkeqësonte efektet e plakjes.

Ndërkohë përshpejtimi i qelizave të ngadalta mund të shkaktojë kancer, i cili do të kthehej në tumor. Ky përfundim del nga një studim i Universitetit të Arizonës, bazuar në një model të ri matematikor të plakjes.

Autorja Joanna Masel, profesoreshë e ekologjisë dhe evolucionit biologjik thotë: “Plakja është e pashmangshme matematikisht, seriozisht e pashmangshme. Nuk ka rrugëzgjidhje logjike, teorike, apo matematike”.

Studiuesit arrijnë në përfundimin se plakja është një “pronë e brendshme e të qenit shumëqelizor”. “Gjërat përkeqësohen me kohën, në njërën nga këto dy mënyrat, ose të dyja. Të gjitha qelizat tuaja do të ngadalësohen, ose do të keni kancer. Arsyeja bazë është se gjërat thyhen. Sado të përpiqeni shumë për ti ndalur për të mos u thyer, nuk mundeni”, thotë profesoresha Masel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat